LAJMI I FUNDIT:

Erdogan reagon ndaj vendimit të Austrisë për mbylljen e xhamive

Erdogan reagon ndaj vendimit të Austrisë për mbylljen e xhamive

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar lidhur me vendimin e Austrisë për mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e disa imamëve.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Stamboll të Turqisë, Erdogan rikujtoi se në të kaluarën janë shkatërruar xhamitë dhe medresetë. Duke theksuar se edhe shkencat islame ishin bërë të pamundura për t’u mësuar,


Ai tha se ky qëndrim pothuajse ka shpallur luftë ndaj xhamive, ezanit, fesë e adhurimit.

“Çfarë dallimi ka qëndrimi i atëhershëm me atë të kryeministrit të Austrisë. Edhe ata tani po bëjnë hesape e plane për t’i mbyllur xhamitë në Austri. Ku po shkon kjo? Frikësohem nga ajo që këto hapa të kryeministrit të Austrisë po e shpien botën drejt luftës mes kryqit dhe gjysmëhënës. Për këtë sidomos bota perëndimore, duhet t’i rregullojë këta persona të tyre. Nëse këta nuk e rregullojnë, këto llogari do të bëhen më ndryshe. Çfarë qenka? Do t’i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Nëse ju e bëni këtë, ne a do të qëndrojmë të heshtur? Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë diçka”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori