LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi: Heqja e kontrollit në kufi të mos dëmtojë procesin e liberalizimit për Kosovën

Minxhozi: Heqja e kontrollit në kufi të mos dëmtojë procesin e liberalizimit për Kosovën

Shqipëria synon që me Kosovën të ketë liberalizim të procedurave në kufi mirëpo gjithnjë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian , në mënyrë që të mos dëmtohet procesi i liberalizimit të vizave për këtë të fundit.

Kështu deklaroi Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi pas miratimit të rezolutës  për heqjen e tërësishme të kontrollit të shtetasve të Kosovës dhe të Shqipërisë në hyrje/dalje, nëpër pikat e kalimit kufitar në Vërmicë, në Qafë Prush dhe në Qafë Morinë.

Miratimi i kësaj rezolute nga njohësit e integrimeve evropiane është  cilësuar në kundërshtim me rekomandimin e vitit 2015, të Komisionit Evropian.


“Ajo që ne synojmë është që të kemi një liberalizim të mëtejshëm të procedurave në kufi pa prishur standardet e Bashkimit Evropian që kërkohen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave”, tha Minxhozi për Ekonomia Online.

Në të njëjtën ditë, Kuvendi ka miratuar edhe Rezolutën për heqjen e tarifave të roaming-ut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, rezolutë kjo e cila, sipas Minxhozit do të ndikojë në zhvillimin e të dy vendeve.

Sipasj tij, asnjë rezolutë e nxjerrë nga parlamenti nuk është e dëmshme për proceset në të cilat një vend kalon.

Kreu i ambasadës shqiptare ka folur njëherësh edhe për mbledhjet mes dy qeverive. Ai tha se këto mbledhje kanë bërë që të rritet “impulsi i punës”  në të dy anët e kufirit.

“…këto mbledhje i kanë dhënë  një impuls punës dhe kjo shprehet edhe në rezultatet që janë arritur”, tha ai.

Sipas tij, marrëveshjet e arritura kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit  mes dy shteteve në aspektin ekonomik.

Minxhozi ka bërë të ditur se për dallim nga periudha e njëjtë e viti të kaluar, këtë gjashtë mujor është shënuar rritje prej 20% në fushën e shkëmbimeve mes dy vendeve si rritje prej 23 % të prezencës së mallrave të Kosovës në tregun e Shqipërisë.

“Ne kemi një rritje marrëdhëniesh të ndërsjella në fushën e ekonomisë në fushën e shpërndarjes në fushën e shkëmbimeve. Në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria dhe Kosova sot që po flasim, në ditët e para të qershorit kemi një rritje prej 20% më tepër sesa vitin e kaluar shkëmbimet”.

”Mallrat e Kosovës kanë pasur një rritje në tregun e Shqipërisë, 23 % më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, edhe ato zëra që thonë se mallrat e Kosovës nuk akne të ardhme në Shqipëri nuk ekzistojnë sepse janë disa kompani që janë shumë brende që kanë kompanitë e pijeve kanë një rritje shumë të madhe në tregun e  Shqipërisë, mineralet, hekuri e të tjerë me radhë, janë më tepër prezent”, tha ambasadori i Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori