LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari nga komuniteti serb fle në vendin e punës, shteti s’ia “prish gjumin”

Zyrtari nga komuniteti serb fle në vendin e punës, shteti s’ia “prish gjumin”

Millosh Sojeviç nga komuniteti serb është asistent i lartë regjional në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP).

Por, edhe pse është i përcaktuar në këtë detyrë, Sojeviçit nuk i lë shumë përshtypje puna që kryen.

Me mikro-dëgjuese në vesh, ai shpesh fle në vendin e punës.


Sipas burimeve të Telegrafit, Sojeviç që nga viti 2016 nuk e kishte respektuar vendin e punës, duke fjetur vazhdimisht në zyrëne tij.

E për këtë gjë, janë në dijeni edhe zyrtarët e lartë në këtë Agjenci.

Telegrafi mëson se Drejtuesja e Zyrës, shqyrtimi ligjor dhe operativa, Shqipe Rexhepi e dinte rastin e Sojeviçit, por e njëjta kishte heshtur.

Lidhur me rastin Telegrafi i ka dërguar pyetje përmes email-it, Shqipe Rexhepit për të sqaruar çështjen e zyrtarit në fjalë, por kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, portali ka kontaktuar edhe UD e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv në AKP, Florije Kika, e cila ka konfirmuar se është iniciuar një proces verifikimi lidhur me Millosh Sojeviçin.

“Ne mund të konfirmojmë se është iniciuar një proces verifikimi për pretendimet e ngritura në lidhje me punonjësin Millosh Sojeviç, i cili është e Asistent i Lartë Regjional në Zyrën regjionale në Prishtinë. Menxhmenti i Agjencisë është duke grumbulluar informata dhe fakte dhe në bazë të tyre do të vendos për hapat e mëtutjeshëm sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi”, ka thënë Kika.

Ligji i Punës Nr. 03/L-212, NENI 70, rregullon çështjen e të punësuarit, të drejtat dhe detyrimet.

Paragrafi 1.6.1, thotë se i punësuari është fajtor për përsëritjen e një keq sjelljeje, më pak serioze ose shkeljes së detyrimeve.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e ndryshëm institucional janë fotografuar apo xhiruar duke fjetur në vendet e tyre të punës.

Kështu kohë më parë kishte ndodhur edhe me zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ju sjellim disa fotografi të Asistentit të lartë regjional në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, bëra në periudha të ndryshme kohore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori