LAJMI I FUNDIT:

E kishin kidnapuar trafikantët kur ishte fëmijë, 39-vjeçarja ribashkohet me prindërit biologjik pas 30 viteve (Video)

E kishin kidnapuar trafikantët kur ishte fëmijë, 39-vjeçarja ribashkohet me prindërit biologjik pas 30 viteve (Video)

Një grua nga Kina e cila ishte rrëmbyer kur ishte fëmijë, më në fund ka gjetur prindërit e saj të cilët nuk i kishte parë për plot 30 vite.

Vaji dhe lotët ishin ato që u ranë më shumti në sy të pranishmëve në aeroportin Liupanshui në pjesën jugore të Kinës, derisa Lin Zhenqin, 39-vjeçe, por përqafonte nënën dhe babanë në vendlindje, transmeton Telegrafi.


Lin emri i vërtetë i të cilës është Yang Faqin, ishte kidnapuar në moshën 9-vjeçare dhe më pas e kishin gjetur dhe adoptuar një familje që jetonin rreth 900 milje larg vendlindjes së saj.

Lin është në mesin e 0.1 për qind të qytetarëve të Kinës që ishin ndarë nga prindërit si fëmijë, por që kanë arritur të ribashkohen me ata pas shumë viteve.

Sipas mediave kineze, rreth 200 mijë djem e vajza raportohen si të zhdukur çdo vjet në Kinë, dhe vetëm 200 prej tyre takojnë prindërit biologjik.

Lin ka lindur në Liupanshui në provincën kineze Guizhou, por shumicën e jetës e ka kaluar në familjen Lin në Putian në provincën Fujian.

Ajo ishte rrëmbyer nga trafikuesit në vitin 1988, por nuk janë dhënë detaje se si ishte ndarë nga familja e saj. Edhe pse shumë pak i kujtohen momente nga fëmijëria në Liupanshui, ajo gjithmonë e kishte ditur se është adoptuar dhe kështu nuk hoqi dorë që të kërkoj prindërit biologjik.

“Kjo çështje për vite të tëra më ka brengosur. Gjithmonë kam pasur dëshirë t’i gjej”, ka deklaruar ajo për televizionin kinez CCTV.

Ajo ka pranuar se sa herë që takonte dikë nga provinca Guizhou, i pyeste nëse njohin ndonjë familje që kërkon ndonjë fëmijë që u ka humbur.

Por, fati i Lin mori kthesë tjetër gjatë muajit të kaluar kur u zhvendos në Foshan në provincën Guangdong, duke kërkuar jetë dhe punë më të mirë.

Në orarin e punës ajo ia tregoi një klienti historinë e saj, i  cili e inkurajoi të shkoj në stacionin e policisë. Kështu më 15 maj ajo kërkoi ndihmën e autoriteteve lokale në Foshan.

Ata ia morën mostrën e gjakut të cilën e dërguan në laborator, dhe më pas e krahasuan me të dhënat tjera të ADN-së që i kanë në data-bazë.

Një javë më vonë, policët i telefonuan për t’ia kumtuar lajmin, se mostra e gjakut të saj përputhet me atë të një çifti të moshuar që jetojnë në vendlindjen e saj Liupanshui.

Më 23 maj ajo u ftua në stacionin e policisë që të realizojnë një telebisedë me çiftin e moshuar, për t’u siguruar nëse ata janë vërtetë prindërit e saj biologjik.

Në video Lin dëgjohet duke pyetur dyshen nëse u kujtohet se çfarë kishte veshur kur ajo u zhduk, dhe pasi u bind se ata po e thoshin të vërtetën u konfirmua lajmi i shumëpritur.

Ribashkimi i saj me prindërit biologjik ka zgjuar interesim të madh të mediave kineze që filmuan çdo moment emocionues të këtij takimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Botë
Putini shkarkon dy figura kryesore – eksperti shpjegon arsyet e 'riorganizimit shokues' të presidentit rus

Putini shkarkon dy figura kryesore – eksperti shpjegon arsyet e 'riorganizimit shokues' të presidentit rus

Botë
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Vdiq pasi vendasit e bindën të bënte dush: Historia e pabesueshme e 'njeriut më të ndyrë në botë' që kaloi 60 vjet pa u larë

Vdiq pasi vendasit e bindën të bënte dush: Historia e pabesueshme e 'njeriut më të ndyrë në botë' që kaloi 60 vjet pa u larë

Botë
Kalo në kategori