LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Po punojmë në avancimin e shërbimeve sociale dhe familjare

Reçica: Po punojmë në avancimin e shërbimeve sociale dhe familjare

Kuvendi i Kosovës ka bërë sot shqyrtimin e raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare.

Ministri i Punë dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica vlerësoi punën e komisionit për raportin në fjalë dhe tha se MPMS ka qenë gjithherë bashkëpunuese me komisionin.

“Me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të shërbimeve sociale, MPMS ka arritur që të licencojë mbi 800 punëtor social dhe 25 OJQ, si ofrues të shërbimeve sociale familjare si dhe ka aprovuar 22 standarde minimale për shërbime sociale dhe familjare”, tha ministri.


Reçica tha se sfidë mbetet mbështetja e grupeve të cenueshme,  për shkak të mungesës së një modeli të qëndrueshëm të financimit të shërbimeve sociale dhe familjare duke përmendur mungesën e  Grantit Specifik për financimin e shërbimeve në nivel komunal.

“Ne si MPMS, në programin qeverisës dhe në Strategjinë Sektoriale kemi paraparë që të krijohet një  financim i qëndrueshëm për shërbimet sociale në nivel komunal, përmes përcaktimit të një formule të qartë të financimit apo krijimin e një Granti Specifik për Shërbime Sociale”.

Reçica tutje tha se MPMS, në fillim të këtij viti ka ngritur vlerën e pagesës së Asistencës Sociale për 20% për çdo familje përfituese në Skemën e Ndihmës Sociale dhe me rastin e 1 qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, ka nxjerrë vendim për ngritjen e pagesave për strehimin familjar për fëmijët pa kujdes prindëror dhe me aftësi të kufizuar, raporton Rtk.

“Ligji për Shërbime Sociale dhe Plotësim Ndryshimi i Ligjit të Shërbime Sociale janë duke u zbatuar, mirëpo me qëllim të avancimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë, MPMS sipas Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2018, ka filluar me Draftimin e Koncept Dokumentit për Rregullimin e Fushës së Shërbimeve Sociale dhe Familjare i cili koncept dokument është planifikuar të aprovohet Tetor-Nëntor 2018, ndërsa në vitin 2019 do të vazhdohet me draftimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare”, tha ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori