LAJMI I FUNDIT:

Pyetjet që Elon Musk, Richard Branson dhe njerëzit tjerë të suksesshëm ua bëjnë kandidatëve gjatë intervistave

Pyetjet që Elon Musk, Richard Branson dhe njerëzit tjerë të suksesshëm ua bëjnë kandidatëve gjatë intervistave

Shumica e njerëzve të suksesshëm mbështeten në ‘shkencë’ kur është fjala për intervistat e punës.

Ata nuk e kanë shprehi të humbin kohë me pyetje jo relevante dhe budallaqe, transmeton Telegrafi.

Në fakt, mos të themi të gjithë, por shumica prej tyre kanë një pyetje të preferuar të cilën ia bëjnë çdo kandidati.


Përmes asaj pyetje, personat e suksesshëm (të cilët janë punëdhënës) zbulojnë gjithçka që duan të dinë për një kandidat.

Elon Musk, drejtor i Tesla, SpaceX, etj.

“Je duke qëndruar në sipërfaqe të Tokës. Pastaj ec një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Kështu përfundon saktësisht në vendin ku ke qenë duke qëndruar në fillim. Në cilin vend je?”

Sipas biografisë “Elon Musk: Tesla, SpaceX, and the Quest for a Fantastic Future”,Elon Musk preferon t’ua bëjë këtë pyetje kandidatëve për ta testuar inteligjencën e tyre.

Sipas ekspertëve, kjo pyetje ka disa përgjigje të sakta, e një prej tyre është Poli i Veriut.

Tony Hsieh, CEO i Zappos

“Në një shkallë prej 1 deri në 10, sa i çuditshëm je?”

Siç ka thënë vet Tony, një nga vlerat thelbësore të kompanisë së tij është krijimi i një ambienti argëtues dhe pak të çuditshëm.

Ai thotë se në përgjigjen e tij numri nuk është i rëndësishëm, por mënyra se si iu përgjigjen njerëzit pyetjes.

Richard Branson, themeluesi i ‘Virgin Group’

“Çfarë nuk ke pasur shansin ta përfshish në CV-në tuaj?”

Branson në librin e tij e shpjegon se nuk është fans i intervistave tradicionale të punës.

Normalisht se një CV e mirë është e rëndësishme, por nëse do ta punësonit dikë në bazë të asaj çfarë kanë shkruar në letër, ju nuk do ta mbanit fare intervistën.

Drew Houston, themelues i Dropbox

Drew Houston, miliarder 33 vjeçar, ka treguar se i ka pesë pyetje të cilat preferon t’ua bëjë kandidatëve që kërkojnë punë në kompaninë e tij.

1: Kush është më i miri në botë në punën që e bën ti?

2: Nga çka ndikoheni?

3: Çfarë ke mësuar në vitin e kaluar?

4: Nëse do të mundeshit të flisnit me veten tuaj para 10 vjetëve, çfarë këshille do t’i dhuronit?

5: Cilat janë mësimet më të rëndësishme që i ke mësuar në jetë/Telegrafi/