Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, thotë se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është procesi më i komplikuar në Ballkan, duke shtuar se të dyja palët kanë nevojë për inkurajimin e vazhdueshëm nga bashkësia ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje dhe të avancojnë në rrugën drejt BE-së.
Apostolova tha në një intervistë për “Euraktiv” se kishte incidente etnike gjatë muajve të fundit në të cilat morën pjesë serbë dhe shqiptarë, e të cilat ajo i cilësoi shqetësuese.
Ajo tha se ka rifilluar puna në hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave serbe pas një kohe të gjatë dhe duhet të përfundojë deri në gusht.
“Në qoftë se në këtë statut në mënyrë të detajuar shpjegohen të drejtat e serbëve të Kosovës, në qoftë se jepen përgjigjet në shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë, të drejtat e pronës, qasje në regjistrin civil, drejtësinë, me pjesëmarrjen e gjykatësve serbë, kjo periudhë e mungesës së besimit do të tejkalohet”, tha Apostolova, i cila gjithashtu është Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, përcjell Telegrafi.
Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës që po zhvillohet nën patronatin e BE-së ka pasur pak progres, por Apostolova vlerëson se ky “është procesi më i komplikuar në Ballkan në këtë moment.”
“Është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe lëndueshëm për shkak se e dimë historinë dhe trashëgiminë prapa tij. Por, dialogu nuk ka alternativë, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të ndodhë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ajo.
Apostolova tha se Serbia tashmë ka filluar një dialog të brendshëm mbi Kosovën, ndërsa Prishtina tek duhet ta bëjë këtë.
“Ata duan të shohin fazën përfundimtare në të dyja anët. Nuk mund të them në çfarë forme apo nëse njohja do të jetë faza finale, por në qoftë se të dy palët nuk do të takohen dhe flasim për këtë, në qoftë se nuk fillojnë të negociojnë në paketë, kurrë nuk do të arrijmë deri në këtë pikë. Kështu që unë mendoj se të gjitha palët, partnerët ndërkombëtarë dhe miqtë të cilët duan që dialogu të ketë sukses, duhet ta inkurajojnë atë. Kjo është forca e vërtetë e BE-së”, tha Apostolova.
Ajo tha se Kosova ka bërë përparim të madh në marrjen e liberalizimit të vizave, por se ende ka nevojë për të punuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë