LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje e mirë e gjimnasteve në Itali

Paraqitje e mirë e gjimnasteve në Itali

Katër gjimnastet Bora Hoti, Amela Gërbeshi, Vilëza Zeqiri dhe Valëza Rama, të udhëhequra nga trajneri Shkumbin Maqastena dhe trajnerja me përvojë ndërkombëtare Abeliana Bregu, janë kthyer të hënën në mbrëmje në Kosovë.

Këto gjimnaste kanë marr pjesë në “Gold Artistic Gymnastics Championship 2018” zhvilluar në Civitavecchia (RM) Itali, kurse paraqitja e tyre ka qenë pozitive për faktin se ishte hera e parë që merrnin pjesë në një aktivitet ndërkombëtar.


“Pjesëmarrja ishte një sukses për klubin tonë, pasi ishte aktiviteti i pare jashtë vendit, edhe pse klub ynë i ka vetëm 1 vit e 6 muaj ushtrime. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive të shumta që kemi pasur për të shkuar në këtë aktivitet, ne arritëm të jemi pjesë e tij, duke u përballur me emocione të reja dhe me një infrastrukture olimpike, gjë e cila i mungon vendit tonë”, thuhet në njoftimin e KGJ “Elita”.

Sipas njoftimit paraqitja e vashave në përgjithësi ishte e mirë, por emocionet, përshtatja me veglat gjimnastikore, mënyra e zhvillimit të aktivitetit, pati një ndikim te sportistet, duke bërë që ato të mos e japin maksimumin e tyre, shkruan epokaere.

“Gjimnastja që ishte më afër zonës së medaljes ishte Vilëza Zeqiri, e cila u rendit e katërta në kapërcime, pa harruar edhe Valezën, Borën, Amelën të cilat nderuan ngjyrat e flamurit të Kosovës, por njëkohësisht ato janë tepër premtuese për të ardhmen e sportit të gjimnastikës”, thuhet në njoftimin e klubit “Elita nga Prishtina.

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori