Pas një aksioni intensiv të opozitës që kërkoi me ngulm dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, ky i fundit është shfaqur sot në ambasadën amerikane në një ceremoni për dekorimin e oficerit amerikan të Jan Hiemstra.
Ambasadori Donald Lu nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni, por është përfaqësuar nga zëvëndësambasadori Rajan Roberts.
“Dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që ne kemi në fushën e sigurisë ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së, veçanërisht asistencën mjaft të vyer që SHBA japin ndaj agjencive të sigurisë në vend dhe veçanërisht Policisë së Shtetit, në shumë fusha. Ju sot po e përmbyllni këtë detyrë, duke lënë pas një kontribut të spikatur në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, ka thënë ministri Xhafaj, sipas njoftimit për shtyp të policisë.
Medalja iu dha me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në interes të forcimit të sigurisë publike” thuhet në njoftimin e policisë.
“Është bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Sigurimit Rajonal që krijon një atmosferë të tillë të jashtëzakonshme dhe vazhdon të korrë sukses për të dy palët. Megjithëse kisha ndjenja të përziera për sa i përket ardhjes në Shqipëri, unë largohem me kujtimet më të bukura të jetës në Shqipëri si në aspektin personal dhe atë profesional”, theksoi oficeri i dekoruar Hiemstra.
Në ceremoni ka folur edhe zëvendësambsadori i SHBA në detyrë Ryjan Roberts, që tha se shembulli i oficerit Hiemstra ishte frymëzues për djalin e tij.
“Unë kam një djalë 13 vjeç. Disa vjet më parë ai më tha se donte të bëhej pilot ushtarak, kur të rritej. Kur ai takon Jan për herë të parë, u mahnit, që Jan kishte drejtuar helikopter në ushtrinë e SHBA-ve. Së fundmi, djali im ka vendosur që do të bëhet oficer policie. Ai gjithashtu është shumë i zhgënjyer që puna ime është e mërzitshme, kurse puna e Jan është shumë më e mirë, emocionuese dhe ndonjëherë shumë e rrezikshme. Ndoshta im bir do të ndryshojë prapë mendim dhe do të vendosë që nuk do të bëhet pilot apo oficer policie, i zbatimit të ligjit, nuk më intereson se çfarë karriere do të zgjedhë, por do të isha shumë i nderuar nëse ai do të bëhej si Jan kur të rritej”, shtoi ndër të tjera diplomati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Pamje nga fshati i kokainës afër Rinasit, pika strategjike që kishin zgjedhur trafikantët e drogës për laboratorin
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën