LAJMI I FUNDIT:

Babai përqafoi fëmijën para se ta braktisë, i ‘turpëruar që u bë prind për herë të katërt’ (Video)

Babai përqafoi fëmijën para se ta braktisë, i ‘turpëruar që u bë prind për herë të katërt’ (Video)

Një baba e ka përqafuar fëmijën tre ditësh në kokë, para se ta braktisë në një kishë në Kerala të Indisë.

Pasi është identifikuar, 32-vjeçari ka thënë se e kreu këtë veprim, i turpëruar që është bërë prind për herë të katërt, transmeton Telegrafi.


Me të parë pamjet e kamerave të sigurisë, zyrtarët kishtarë i njoftuan autoritetet e sigurisë, të cilët nisën menjëherë hetimet. Ata e identifikuan burrin e njohur si Bitto, të cilin e arrestuan së bashku me bashkëshorten 28-vjeçare.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, e tregon atë teksa e lë më kujdes fëmijën dhe largohet, por jo pa kthyer kokën edhe njëherë, për ta shikuar për herë të fundit.

Ai së bashku me gruan, kishin vendosur ta braktisnin fëmijën, sepse ishin të turpëruar dhe kishin frikë se do të tallen nga rrethi, sepse janë bërë prindër për herë të katërt.

Mbi ta rëndon akuza për braktisje të fëmijës nën moshën 12-vjeçare, si dhe veprime të vrazhda ndaj të porsalindurit. Në anën tjetër, fëmija është në spital dhe gëzon gjendje shumë të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Virale
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori