LAJMI I FUNDIT:

Termocentrali ‘Kosova e Re’ nuk i hap rrugë tranzicionit të energjisë në Kosovë

Termocentrali ‘Kosova e Re’ nuk i hap rrugë tranzicionit të energjisë në Kosovë

Burimet e ripërtërira bashkë me efiçiencën e energjisë janë një ndër faktorët kryesorë të tranzionit të energjisë, ndonëse në Kosovë tranzicioni në këtë fushë kërkon ndryshim total të prodhimit, pasi vendi ynë është prodhues i energjisë me thëngjill mbi 95 për qind.

Kështu u tha sot në konferencën “Tranzicioni i Energjisë në Kosovë”, organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID).

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Politikave Zhvillimore pjesë e KOSID-it, Burim Ejupi tha se Kosova ka potencial për tranzicion të energjisë, por synimet për ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhim të energjisë me thëngjill, kjo vështirë të arrihet.


“Edhe në Kosova ka ardhur fryma e tranzicionit energjetik, sepse edhe vendi është pjesë e saj. Mënyra si e shpenzojmë dhe prodhojmë energjinë, pra mos me hyrë pjesë e tranziscinit vetëm prodhimi. Te ne mbi 95 për qind e energjisë prodhohet prej qymyrit pjesa tjetër prej burimeve të ripërtërirë dhe alternative. Por, mënyra e tranzicionit energjetik kërkon një tranzicion energjetik total nga sistemi I prodhimit, por edhe konsumit”, tha Ejupi.

Zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Dirk Buschle, tha se ky Sekretariat do ta hartojë ligjin për klimën në Kosovë, i cili sipas tij i mungon tani dhe do t’i prezantohet qeverisë dhe kuvendit së shpejti dhe shpresohet se do t’i ndihmojë në nisjen e procesit të tranzicionit të energjisë.

“Tranzicioni tani, i cili vjen jo vetëm nga Gjermania, por i cili është global dhe është tranzicion që ka të bëjë me dekarbonizimin dhe heqja nga përzierja e karburantit që po e dëmton gjeneratën tonë dhe brezat që vijnë pas nesh, si pasojë e ndikimit në klimë, andaj, ne nuk duhet të veprojmë ashtu vetëm nëse na shtynë dhe na përplasin për muri. Këtu duhet të përfshihemi pro aktiv dhe po e shoh një trend këtu se kjo qasja pro aktive përderisa pjesa tjetër e Evropës e ka përqafuar tranzicionin e energjisë. Fakti se do të ndryshojmë sektorët dhe jetën tonë me themel, ekziston rreziku se kjo në rajon të ndodhë me vonesë. Në Kosovë ka shumë mundësi për shfrytëzim, ju i përmendet edhe vet, energjinë e ripërtëritrë, pastaj efiçiencën e energjisë”, ka thënë Buschle.

Nënkryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Dardan Sejdiu i cili tërë kohën e tij në panel është përqendruar te marrëveshje komerciale ndërmjet Qeverisë dhe kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e TC Kosova e re, tha se kjo është në kundërshtim me frymën e ligjit për energji elektrike dhe me traktatin për energjinë, në këtë rast me marrëveshjet që janë nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, marrëveshja me “Contour Global” nuk e lejon Kosovën të shkoj përpara në frymën e tranzicionit.

“Do të tregoj pse kjo marrëveshje me “Contour Global” nuk na lejon që të ecim përpara që do të ishin në frymën e tranzicionit në energji. E para, është interkonjeksioni me Shqipërinë, që është ndërtuar me fonde të Qeverisë Gjermane një interkonjeksion dhe kjo në vete është një aset të cilin ende pa e future në shfrytëzim do ta shkatërrojmë me kontratën e re. Pra, do të kemi gjendje që energjia, e cila ne vjen prej burimeve të ripërtërirë në kohën kur neve do ta duhej, nuk mund të futet në shfrytëzim, sepse kemi një obligim që vjen prej kontratës, e që është gjithqysh duhet me blerë 450 megavat me 80 euro megavat orë, çmim të synuar prej prodhuesit “Contour Global””, ka thënë Sejdiu.

Edhe pse në këtë panel ka qenë i ftuar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ai ka refuzuar të marrë pjesë me arsyetimin se nuk dëshiron të duket si i vetmi mbështetës për termocentralin “Kosova e re”. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori