LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi porosit Thaçin, për dialogun me Serbinë: Me logjikën e kompromisit nuk shkohet as te miqtë

Krasniqi porosit Thaçin, për dialogun me Serbinë: Me logjikën e kompromisit nuk shkohet as te miqtë

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dialogun me Serbinë, ku ky i fundit ka treguar gatishmëri për kompromis me shtetin fqinj.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Me logjikën e kompromisit ne bisedime as te miqtë nuk shkohet”.

“Kështu nuk duhet të flasin shefat e shtetit. Dikush duhet t’i këshillon se kur çka duhet të thuhet e çka nuk bënë të thuhet”, ka shkruar ai.


Postimi i plotë i Krasniqit:

“ME GATISHMËRINË PËR KOMPROMIS AS TË MIQTË NUK SHKOHET

Po të shikohen mediet tona, madje jo vetëm ato ka shumë lajme: se çka mendojnë e dëshirojnë politika e politikanë nga Beogradi për shqiptarët në përgjithësi e Kosovën në veçanti. Jo vetëm kjo, por edhe çka vuçiqër e daçiqër mund të pranojnë e çka nuk mund të pranojnë. Sikur kemi harruar se ata do të na dëshironin jetën nën tokë dhe do të kënaqeshin duke thënë: se “shqiptarët e mirë janë vetëm ata nën dhe”, shih për ketë janë kujdesur shumë dhe nga ai ves nuk ndahen kurrë.

Po nuk është halli vetëm i medieve, por kur ky mentalitet shtrihet deri në majat e politikës shqiptare, kjo vërtetë është për shqetësim. Presidenti i vendit shpalos në Mbretërinë e Bashkuar gatishmërinë për kompromis para se të nisin bisedimet?! Për ketë mediet informuan: “Natyrisht se Kosova është gati për dialog, gati për kompromis, gati për negociata, gati për marrëveshjen historike për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror. Kjo është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë që të lëvizin sa më shpejt drejt së ardhmes evropiane, përndryshe do të mbesim peng i njëra-tjetrës”, ka shtuar Thaçi. Me logjikën e kompromisit ne bisedime as te miqtë nuk shkohet. Tjetri e shfaqë dhe e shpërfaqë gatishmërinë për pajtim?! Ekziston një farë rendi se kush e kërkon dorën e pajtimit.

Kështu nuk duhet të flasin shefat e shtetit. Dikush duhet t’i këshillon se kur çka duhet të thuhet e çka nuk bënë të thuhet.

A thua këta njerëz nuk i dinë kompromiset që i ka bërë Kosova dhe pjesë e të cilave kanë qenë edhe personalisht?”,  ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori