Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë vizituar sot pikën e kalimit të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë dhe të Shishtavecit. Aty u pritën nga Drejtori i drejtorisë rajonale të Kufirit të Gjakovës, Faton Alia.
Me këtë rast ministri Gashi vuri në dukje se qëllimi vizitës në këto pika të kalimit të kufirit është që të lehtësojnë qarkullimin e shpejtë të qytetarëve që kanë objektiva për të shijuar bregdetin shqiptar, apo edhe vizita të karaktereve tjera.
“Jemi në proces të nënshkrimit të protokollit të përbashkët me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë, për patrullime të përbashkëta. Ne duhet të jemi maksimalisht në shërbim të qytetarëve për të ndihmuar lëvizjen e lirë”, theksoi ministri Gashi.
Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, në rast nevoje për shtim të kapacitete për pikat e kontrollit të kufijve, me qëllim të eliminimit të radhëve të pritjeve së qytetarëve në kufi.
Ndërsa ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, theksoi se këtë vit ka turizëm më të hershëm, që ka filluar një muaj më herët se zakonisht dhe ka një fluks më të madh për 20%, më shumë se viti i kaluar.
Ai tha se ka një shtim të qytetarëve të Shqipërisë që vizitojnë Kosovës dhe për këtë duhet të ketë një liberalizimin të kontrolleve kufitare, sidomos të transportuesve publik.
Drejtori i drejtorisë rajonale të Kufirit të Gjakovës, Faton Alia, theksoi se në këtë rajon janë katër pika të kalimit kufitar dhe tri pika sezonale, pika e Morinës është më e madhja në Republikën e Kosovës.
Ai tha se vitin e kaluar ka pasur rreth 6 milion qytetarë që kanë hyrë dhe dalë që janë regjistruar në këto pika. Fluksi momental është 10 mijë qytetarë në ditë hyrje dalje, ndërsa ky fluks shkon deri në 20 mijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze