Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit sot ka mbajtur një aktivitet protestues simbolik tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, MTI-ja, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, duke iu vendosë para derës së hyrjes së këtyre objekteve nga një qese me 20 kilogramë vaj të palmës me mbi shkrimin “Vaj palme falas nga Shoqata e fermerëve”.
Ky aksion simbolik është bërë në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Qumështit dhe në shenj pakënaqësie për shkallën e lartë të importit të vajit të palmës, për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve dhe për konkurrencën e jo lojale në treg me këtë produkt.
Besim Kuqi kryetar i Shoqatës së Fermerëve tha se brenda një viti importohen 2 milionë litra vaj palme në Kosovë dhe paraqitet si kancerogjen dhe gjenotoksik.
“Numri i fermave qysh ka qenë para tri katër viteve, diku 30-40 përqind është më i vogël. Këtë e vërtetojmë duke pasur parasysh se e dimi sasinë e qumështit sa kanë grumbulluar qumështoret dhe sa grumbullojnë në kohën e sotme. Pra, sasia e qumështit është shumë e zvogëluar, në këtë aspekt ka edhe humbje të vendeve të punës”, ka thënë Kuqi.
Po ashtu edhe Ramadan Memaj kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës i cili ka marrë pjesë në protestë ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet ta ndalojnë importin e vajit të palmës sikurse që ka vepruar së fundmi Shqipëria për ndalimin e vajit të palmës.
“Në Shqipëri ka ardhur një lloj vendimi për ndalimin e produkteve të cilat kanë përmbajtje të vajit të palmës, ku ju është bërë thirrje të gjithë operatorëve të bizneseve që t’i tërheqin nga tregu nga të gjitha produktet, të cilat kanë përmbajtje të vajit të palmës dhe ne kërkojmë me ngulm, që edhe qeveria e Kosovës të ndjek shembull të tillë, në mënyrë që tregu i Kosovës të pastrohet nga produktet të cilat janë duke shkatërruar industrinë e qumështit dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Memaj.
Ndryshe, kërkesa e tyre për ta ndaluar importin dhe shitjen e produkteve të qumështit me vaj të palmës, është bërë edhe në vitet kaluara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe