ProCredit Bank Kosova është banka e parë dhe e vetme në vend e vlerësuar nga kompania e mirënjohur ndërkombëtare Fitch Ratings.
Prishtinë, 31 maj 2018 – Këtë vit, ProCredit Bank në Kosovë, sipas vlerësimeve të Fitch Ratings renditet një pozitë më lartë krahasuar me vitin e kaluar, nga BB- në BB, e cila vërteton edhe njëherë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e lartë në tregun kosovar.
Vlerësimi i qëndrueshmërisë kreditore të Bankës ProCredit në Kosovë pasqyron menaxhimin sistematik të rrezikut dhe mirëmbajtjen e cilësisë së lartë të aseteve, respektivisht mbi mesataren e sektorit bankar, me një pjesëmarrje prej 21% të tregut bankar vendor. Rrjedhimisht performanca financiare e ProCredit Bank Kosova sipas Fitch Ratings mbetet shumë e qëndrueshme.
“Afirmimi i vlerësimit të bankës ProCredit në Kosovë është një votë e besimit në strategjinë e bankës në funksion të mbështetjes financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; reflekton konfirmim të stabilitetit tonë si një institucion financiar si dhe dëshmon për shkallën e lartë të respektimit të praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare bankare”, ka thënë Ilir I. Aliu, drejtor i përgjithshëm në bankën ProCredit në Kosovë.
Qëndrueshmëria e lartë e Bankës ProCredit në Kosovë është gjithashtu meritë e ProCredit Holding, aksionarit kryesor të bankës, – me shkallë vlerësimi të konfirmuar këtë vit BBB, e cila zbaton një politikë të kujdesshme të menaxhimit të riskut në secilën nga bankat e grupit.
Fitch Rating është agjencion ndërkombëtarë për vlerësim kreditor i bankave dhe institucioneve tjera financiare dhe njëri nga tri agjencionet më të mëdha që merren me vlerësim të pavarur të vlerësimit kreditor sipas standardeve ndërkombëtare të krahasueshme.
Fitch Ratings i cili vlerëson në baza vjetore edhe ProCredit Bank në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje