LAJMI I FUNDIT:

Veliu: E gjeta “Ibër-Lepencin” me borxhe, sot ndërmarrja ka 1 milion e 200 mijë euro

Veliu: E gjeta “Ibër-Lepencin” me borxhe, sot ndërmarrja ka 1 milion e 200 mijë euro

Sot në emisionin “Dossier’D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ishte i ftuar ushtruesi i detyrës së krye-shefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Sami Veliu.

Duke folur për situatën në të cilën ndodhet ndërmarrja, Veliu është shprehur se ndërmarrja është stabilizuar, dhe se sot ka në xhirollogari 1 milion e 200 mijë euro, përcjell Telegrafi.


“Nuk e kam gjet gjendjen e mirë financiare, ka qenë duke afruar me një minus prej 100 mijë euro, por me një menaxhim të mirë, duke ju falënderuar edhe bashkëpunëtorëve tjerë të ndërmarrjes kemi stabilizuar ndërmarrjen dhe sot kemi në xhirollogari 1 milion e 200 mijë euro”, ka deklaruar Sami Veliu./Telegrafi