LAJMI I FUNDIT:

Akua Naru, me koncert në Prishtinë

Akua Naru, me koncert në Prishtinë

Në kuadër të festivalit “FemArt”, sot, duke filluar nga ora 21:00, në hapësirën e Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të mbahet koncerti i këngëtares së njohur, Akua Naru.

Hip-hop këngëtarja dhe poetja feministe Akua Naru do të performojë këngët nga albumi i fundit dhe të tjerat me motive personale shpirtërore.

Ky koncert artistik shënon përmbylljen e edicionit të gjashtë të “FemArt”-it. /Telegrafi/