Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Theks i veçantë, gjatë këtij takimi, iu kushtua koordinimit të përbashkët për fushën e Rinisë.
Ministri Gashi e informoi ambasadoren se MKRS-ja është duke e finalizuar Strategjinë e re për Rininë, përmes të cilit i kushtohet vëmendje e posaçme këtij grupi të madh shoqëror, duke e pasur parasysh faktin që pjesa me e madhe e shoqërisë tonë janë të rinjtë.
“Për herë të parë në këtë strategji do të përfshihet Fondi për rini dhe në kuadër të këtij fondi mund të kemi bashkëpunim të ngushtë me ambasadën sepse parashihen disa programe per të rinj, siç janë shkëmbimet rinore dhe përvojat e tyre mes shteteve të ndryshme. Në kuadër të strategjisë kemi përfshirë edhe komponentin e luftës kundër ekstremizmit”, u shpreh ministri Gashi, sipas kumtesës për media, përcjell KosovaPress.
Ministri po ashtu e njoftoi ambasadoren finlandeze Stjernvall, se MKRS-ja mbështet të rinjtë në projekte të ndryshme përmes subvencionimit direkt, ndër ta, ndërmarrësit e rinj si dhe projektet e ndryshme inovative.
“Për herë të parë në Kosovë do të fillojë projekti i ndërtimi të Qendrës Mutlifunksionale për rini, i cili është një model i sjellë si përvojë nga SHBA-ja”, tha ministri.
Ambasadorja e vlerësoi se rinia e Kosovës ka një potencial të veçantë. Ajo e njoftoi ministrin Gashi se në Finlandë kur hartojnë dokumente të ndryshme strategjike, fokus primar i kushtojnë rinisë, e më pas marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit e stabilitetit rajonal.
“Ne si ambasadë kemi kapacitet që të krijojmë lidhje mes rinisë së Finlandës dhe rinisë së Kosovës. Kemi pasur vizita nga Finlanda në Universitetin e Prishtinës dhe në UBT. Ende nuk e kemi të qartë cilat projekte do t’i realizojmë bashkërisht mirëpo jemi këtu që të diskutojmë rreth një bashkëpunimi më konkret. Ne në ambasadë do të ftojmë të rinj që të bashkëbisedojmë për gjërat që janë në interes dhe në prioritetin e tyre”, tha ndër të tjera ambasadorja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama