Ka pasur shumë raste kur janë dënuar me vdekje persona të pafajshëm.
Pafajësia e tyre është vërtetuar fatkeqësisht shumë vite pas ekzekutimit.
Në galerinë e mëposhtme të fotove do t’ju prezantojmë me 20 rastet më të famshme në botë.
George Stinney Jr – Personi më i ri në moshë i dënuar me vdekje në SHBA. U dërgua në karrige elektrike në moshën 14-vjeçare dhe pas 70 vitesh u shpall i pafajshëm.
Troy Davis – Rasti i tij u bë i famshëm si prototipi i afro-amerikanit që dënohet padrejtësisht për vdekjen e një të bardhi. Shumë nga dëshmitarët që e akuzuan thanë më vonë se policia u kishte bërë presion.
Cameron Willingham – U ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në moshën 36-vjeçare. Për ta dënuar u bazuan në sherret e mëparshme dhe tatuazhet që kishte në krah.
Jesse Tafero – U ekzekutua në karrige elektrike në moshën 43-vjeçare. Një shoku i tij dëshmoi kundër dhe vite më vonë pranoi që kishte gënjyer. Karrigia ku u ekzekutua pati probleme dhe koka e tij mori zjarr.
Carlos DeLuna (djathtas, Carlos Hernández) – U akuzua për vrasje në moshën 27-vjeçare dhe u dënua me ekzekutim me injeksion vdekjeprurës. Fajtori i vërtetë, Carlos Hernandez shpëtoi nga ngjashmëria që kishte me DeLunën.
Ellis Wayne Felker – U dënua me vdekje gabimisht pasi në rrobat e një viktime u gjet një qime e tij.
John Ray Conner – U dënua me vdekje për vrasje, pasi disa dëshmitarë thanë se e kishin parë duke ikur me vrap nga skena e krimit. I dënuari kishte vështirësi në ecje.
Odell Barnes – U dënua me vdekje për një vrasje. Nuk u hetua si çështje për mungesë fondesh të prokurorisë.
Larry Griffin – U dënua me vdekje për një vrasje, pasi një dëshmitar tha se e kishte parë duke qëlluar me pistoletë nga makina. Vite më vonë, dëshmitari pranoi se kishte qenë ai vetë vrasësi.
Lena Blaker – U ekzekutua për vrasjen e shefit, por kishte qenë vetë shefi që e kishte kërcuar me pistoletë dhe vrasja ishte vetëmbrojtje.
Gary Graham – E ekzekutuan me injeksion vdekjeprurës edhe pse kishte mjaftueshëm prova të pafajësisë së tij.
Nie Shubin – U ekzekutua me plumb në kokë kur ishte 20 vjeç, pasi akuzohej për vrasje dhe përdhunim. 21 vite më vonë u zbulua se kishte qenë i pafajshëm.
Reginald Blanton – U ekzekutua pasi u shpall fajtor për grabitje dhe vrasje. Kurrë nuk pati prova që e lidhnin me këto krime, vetëm dëshmi të marra nën presion.
Teng Xingshan – I akuzuar për vrasjen e një gruaje, u ekzekutua me plumb në kokë. Pas disa vitesh, gruaja u shfaq dhe zbuloi se e kishin rrëmbyer.
Derek Bentley – Ishte i vonuar mendor dhe u ekzekutua për një krim që kishte bërë shoku i tij.
David Spence – Pasi u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës, dy dëshmitarët që i dolën kundër thanë se ishin paguar nga policia për të gënjyer.
Leo Jones – U torturua që të pranonte një krim që nuk e kishte kryer. U ekzekutua në karrige elektrike.
Chiang Kuo-Ching – I akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 5-vjeçareje, u torturua derisa pranoi krimin. 13 vite më vonë doli një tjetër burrë që pranoi se ishte ai autor i krimit dhe u dënua me 18 vite burg.
Thomas Griffin dhe Meeks Griffin – Dy vëllezërit me ngjyrë u dënuan me vdekje për një krim që iu ngjit nga një i akuzuar i tretë. Vite më vonë ai tha se i kishte akuzuar vëllezërit pasi mendonte se do të liroheshin po të paguanin gjobën.
Rubén Cantú – Një dëshmitar e akuzoi për vrasje. Pas disa vitesh ky dëshmitar tha se kishte gënjyer nga presioni policor. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale