LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet presidenti i Paraguait

Dorëhiqet presidenti i Paraguait

Presidenti i Paraguait, Horacio Cartes, dha dorëheqjen, në mënyrë që të marrë një vend në Senat.

Mandati i tij pesëvjeçar për president do të përfundojë në gusht dhe sipas Kushtetutës, pas përfundimit të mandatit, presidenti mund të bëhet anëtar i përjetshëm i Senatit, por pa të drejtë votimi, transmeton AP.


Megjithatë, Cartes fitoi një mandat të plotë në zgjedhjet e muajit të kaluar, i cili sipas agjencisë do ta ndihmojë atë të zgjasë ndikimin e tij politik në të ardhmen.

Me ligj, për t’u bërë senator, ai duhet më parë të japë dorëheqjen si president.

Dorëheqja duhet të konfirmohet nga Senati dhe deri në zgjedhjen e presidentit të ri, në krye të shtetit do të jetë zëvendës presidentja Alice Puchet. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Evropa
Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Evropa
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona

U futën në pronën e kryeministrit britanik, policia arreston katër persona

Evropa
Kalo në kategori