LAJMI I FUNDIT:

Takohen sërish liderët e Koresë së Jugut dhe Veriut

Takohen sërish liderët e Koresë së Jugut dhe Veriut

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në Fshatin e Armëpushimit Panmunjom, i cili ndodhet në kufirin mes dy shteteve.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap” në një deklaratë nga Presidenca e Koresë së Jugut thuhet se Moon dhe Kim kanë zhvilluar një takim 2 orësh në Panmunjom.


Zëdhënësi i presidentit Moon, Yoon Young-chan tha se të dy liderët kanë shkëmbyer mendime në lidhje me zbatimin e Raportit Panmunjom të 27 prillit dhe për një samit të suksesshëm mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, rapoton Anadoly Agency.

Moon pritet që nesër të japë një deklaratë në lidhje me takimin e sotëm.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un më 27 prill ishin takuar në Fshatin e Armëpushimit Panmunjom, në kufirin mes dy shteteve.

Liderët e dy shteteve në një deklaratë të përbashkët të publikuar në fund të samitit njoftuan se kanë arritur marrëveshje për fillimin e bisedimeve për pastrimin e plotë të Gadishullit Korean nga armët bërthamore dhe shndërrimin e armëpushimit aktual në një marrëveshje të përhershme të paqes.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori