Në kuadër të tematikës ’’Dëshmorët”, Posta e Kosovës ka emetuar emisionin e pullave postare dedikuar dy dëshmorëve e atdhetarëve të shquar, Nazim Gafurri dhe Stak Mark Mirdita.
Nazim Gafurri ishte një veprimtar dhe atdhetar i madh i kombit, i cili përmes publikimeve të tij arriti ta ndërkombëtarizojë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, që iu bëheshin shqiptarëve të Kosovës nga sistemi jugosllav. Për t’i dal në mbrojtje popullit, shkriu tërë dijen dhe pasurinë që kishte. Patriotizmi i tij e vuri nën shënjestrën e pushtetit, që ia organizuan atentatin e tretë vdekjeprurës, më 7 maj 1928.
Stak Mark Mirdita rrjedh nga një familje patriotike, që lirisë së Kosoves ia dha gjashtë dëshmorë. Njihet si personalitet i hershëm dhe i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe si humanist i madh i popullatës së varfër. I cilësuar person i rrezikshëm për sistemin pushtues jugosllav, pushkatohet në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 1944, së bashku me shumë patriotë shqiptarë.
Posta e Kosovës përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se kjo pullë postare në imazhin e saj mbartë portretet e dy dëshmorëve, veprimtarëve të shquar të periudhës së viteve 1920-1945, të cilët me guximin e tyre intelektual, pasqyruan të vërtetën para botës për krimet e sistemit jugosllav ndaj popullatës shqiptare që jetonte në ish Jugosllavi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit