Nga janari i këtij viti, gjashtë persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Rasti i fundit ndodhi të enjten, kur një i ri humbi jetën teksa ishte duke punuar në Fushë Kosovë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha për Indeksonline se MPMS-ja do të jetë e pakompromis ndaj secilit rast që paraqet shkelje të dispozitave ligjore në fuqi, të cilat rregullojnë të drejtat e punëtorëve, me theks të veçantë rreth sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Bashkë me Inspektoratin e Punës kemi intensifikuar inspektimet sidomos në sektorin e ndërtimtarisë. Personalisht, në vazhdimësi jam duke vizituar vendpunishte në qytete të ndryshme në vend dhe jam duke u takuar me punëdhënësit dhe punëmarrësit. Po i njoftoj veç e veç për të drejtat dhe obligimet e tyre dhe u kam bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë ligjet në fuqi, në mënyrë që të mos kemi asnjë rast me fatalitet”.
Reçica u bëri thirrje sërish bizneseve dhe punëdhënësve që të respektojnë dispozitat ligjore që përcaktojnë të drejtat e punëtorëve si dhe u bëri thirrje punëmarrësve që të paraqesin secilin rast kur u bëhet shkelje e të drejtave të tyre.
“Ditë më parë ne kemi lansuar fushatën vetdijësuese për sigurinë dhe shëndetin në punë. Jeta, shëndeti dhe siguria e punëtorit tanë është mbi të gjitha. Do të jemi të pakompromis ndaj shkelësve të ligjit”, tha Reçica.
Ministri tregoi edhe për përpjekjet që po bënë MPMS për avancim të të drejtave të punëtorëve dhe rregullim të marrëdhënies së punës ku tha se janë duke punuar në ligjin e ri të punës, koncept dokumenti i të cilit tashmë është dërguar në Qeveri për miratim dhe se ky ligj do të avancojë të drejtat e punëtorëve, përfshi rreth sigurisë dhe shëndetit në punë.
Për më shumë, ministri tha se janë duke punuar fort edhe në fuqizimin e rolit të Inspektoratit të Punës ku parashihet edhe të shtohet numri i inspektorëve. /Indeksonline/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës