Turkish Airlines është linja ajrore kombëtare e Turqisë e cila ka filluar operimin e saj në Kosovë nga prilli i vitit 2002 me tri fluturime në javë, ndërsa sot Turkish Airlines operon nga Stambolli për në Prishtinë me katërmbëdhjetë fluturime në javë përkatësisht dy fluturime në ditë, mëngjes dhe në mbrëmje.
Fluturimet e mëngjesit ofrojnë lidhje përmes Stambollit për në Amerikë, Evropë dhe në disa destinacione të Afrikës, kurse fluturimet e mbrëmjes përmes Stambollit ofrojnë lidhje për Lindje të Largët, Lindjen e Mesme dhe prapë disa destinacioneve të Afrikës.
Me një flotë mbi 300 aeroplanë, Turkish Airlines përmes Stambollit bëhet urë lidhëse në mes të Kosovës dhe 305 destinacioneve, përkatësisht 121 shteteve të botës.
Kështu tha menaxheri, Emre Menevse, në një takim me mediat e Kosovës në një ‘Press Trip’, që ia bën kompanisë Turkish Airlines.
Sipas tij, për katër vite me radhë Turkish Airlines është zgjedhur si kompania më e mirë në Evropë.
“Për momentin Turkish Airlines i posedon 320 aeroplanë.Turkish Airlindes është themeluar në vitin 1933 dhe ka funksionuar vetëm në shtetin turk deri në vitin 2003 ku ka operuar edhe jashtë saj. Në 121 shtete deri më tash operon kompania Turkish Airlines me 305 destinacione në të gjithë botën. Për momentin të punësuar në kompaninë Turkish Airlines, janë të punësuar 24.075 punëtorë, ndërsa numri i përgjithshëm me ortak dhe bashkëpunëtorë shkon deri në 51.184 punëtorë”, ka thënë Menevse.
Po ashtu një tjetër risi nga kjo kompani do të vije më 29 tetor 2018, ku pritet të përfundoj faza e parë e aeroportit më të ri në Turqi.
Aeroporti i ri ka gjithsej gjashtë pista për aeroplanë dhe katër terminale. Të punësuar do të jenë 225.000 punëtorë dhe i gjithë projekti do të përfundoj në vitin 2025.
Përveç çmimeve joshëse, kohe pas kohe çmimeve promocionale si dhe mundësive të ndryshme për pasagjerët e saj, Turkish Airlines ofron edhe një mundësi që është rimbursimi i biletave të procesuara në rast se refuzohet viza nga ambasadat e caktuara për fluturimet me pikënisje nga Prishtina për në Evropë dhe Amerikë dhe duke iu përmbajtur disa kritereve tjera:
- Rimbursimi vlenë vetëm për fluturimet e operuara nga Turkish Airlines me pike nisje nga Prishtina për në SHBA apo në Evropë.
- Rimbursimi aplikohet vetëm në pikën e blerjes së biletës para datës së nisjes.
- Rimbursimi mund të bëhet vetëm në rastet kur pasagjeri në pikën e blerjes së biletës paraqet pasaportën si dhe fletë refuzimin e vizës nga ambasada e cila përmbanë emrin dhe mbiemrin e pasagjerit, nënshkrimin e zyrtarit dhe vulën e ambasadës relevante.
- Rimbursimi është i mundshëm vetëm për shtetasit kosovar.
Ndryshe, sa i përket shërbimeve, çdokush që fluturon me Turkish Airlines përmes Stambollit dhe ka kohë pritjeje të paktën gjashtë orë është i mirëpritur në Touristanbul si dhe për udhëtarët të cilët udhëtojnë në ‘business class” iu mundësohet shfrytëzimi i “CIP Lounge’it” në aeroportin Ataturk. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
Dashuria fillon në Central Park!
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër