LAJMI I FUNDIT:

Letra pikëlluese që i dërgon të birit, e ëma e vrarë në Holokaust

Letra pikëlluese që i dërgon të birit, e ëma e vrarë në Holokaust

Një i mbijetuar i Holokaustit, më në fund ka lexuar dhe ka botuar letrën e shkruar nga e ëma e tij, e cila u vra nga nazistët në kampet e përqendrimit.

Vilma Grunvald ia doli të nxirrte një letër jashtë kampit, me ndihmën e një prej rojeve, i cili ia dha më pas burrit të saj. Sot Frank, djali i saj, flet për eksperiencën në kamp dhe bën të mundur publikimin e letrës në muze.


“Ne rrinim të gjithë në rresht për një, përballë doktorit  famëkeq të SS-ve Josef Mengele, ose siç quhej ndryshe Engjëlli i Vdekjes, i cili vendoste dhe na përzgjidhte në duhet të jetonim apo të vdisnim.”

“Vëllai im, katër vjet më i madh, ishte invalid dhe për atë u vendos se duhet të vdesë. Dhe për shkak se unë isha akoma nën 12 vjeç, u futa gjithashtu në rreshtin e atyre që do të shfaroseshin.”

Një nga të burgosurit e tjerë e kapi më forcë Frankun nga rradha dhe e vendosi atë midis djemve më të rritur, duke i shpëtuar kështu jetën. Megjithatë, duke ditur që djali i saj i madh do të duhej të përballej me dhomat e gazit i vetëm, mamaja e tij qëndroi me Johnin.

Në ditët në vijim, Vilma i shkroi burrit të saj një letër, Kurtit, i cili ishte ndarë nga ata dhe ishte futur në një kamp mjekësor sepse ai ishte  doktor.

Ajo gjeti një roje që ishte i gatshëm të nxirrte letrën jashtë, e më pas letra e gjeti vetë rrugën për tek ai.

Disa muaj më vonë, Franku u lirua nga Auschwitz-i bashkë me të tjerët dhe u ribashkua me të atin.

Kurt i tregoi Frankut për letrën nga e ëma, por djali i ri nuk e lexoi atë nga frika e mërzitjes prej saj.

Ata u vendosën së bashku në New York, dhe pas vdekjes së babait të tij në 1967, Frank trashëgoi letrën.

Ai e lexoi letrën dhe u prek tejmase nga pozitiviteti i mamasë së tij edhe përballë vdekjes, dhe forcës së saj të karakterit.

Në letër shkruhet:

“Ti, i vetmi për mua, i dashur, në izolim ne presim vetëm errësirën. Ne e konsideruam edhe mundësinë për tu fshehur por vendosëm të mos e bëjmë, sepse është e pashpresë. Kamionët e famshëm janë këtu dhe ne po presim që të nisen. Unë jam shumë e qetë. Ti, i dashuri im i vetëm, mos e fajëso veten për këto që ndodhën, ky ishte fati ynë. Ne bëmë aq sa mundëm. Qëndro i shëndetshëm dhe më dëgjo mua kur të them se koha shëron çdo gjë- e nëse jo plotësisht, atëherë pjesërisht. Kujdesu për djalin tonë të vogël por mos e përkëdhel më shumë se duhet me dashuri. Të dy ju, jetoni mirë të dashurit e mi. Unë do të jem duke menduar për ju. Ju uroj një jetë të mrekullueshme, ne tani duhet të zbresim nga kamionët. Në përjetësi, Vilma.”

Një studim i kryer nga historiani Franciszek Piper, bazuar në të dhënat e numrit të rrugëve që kanë bërë trenat dhe të internuarit e të dëbuarit, numërohen afërsisht të paktën 1.1 milion vdekje në total, me minimumin 960,000 prej tyre vetëm hebrenj./LadBible-Bota.al

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori