LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një 20-vjeçare në një aksident në Shtip

Humb jetën një 20-vjeçare në një aksident në Shtip

Një vajzë 20-vjeçare nga Shën Nikolla sot në mëngjes ka humbur jetën në një aksident trafiku në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtup.

Sipas SPB Strumicë, aksidenti ka ndodhur në orën 5:15, kur makina “Audi” është përplasur për një shtyllë elektrike dhe ka kaluar në anën tjetër të bulevardit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Shoferi i makinës menjëherë është transferuar në Spitalin e Shtipit dhe është në gjendje stabile.

Nga SPB thonë se po bëhen hetime nga ana e prokurorit publik dhe policisë, në mënyrë që të konfirmohen arsyet e aksidentit./Telegrafi/