LAJMI I FUNDIT:

MPB themelon njësi për deradikalizimin e personave që janë në luftërat e huaja

MPB themelon njësi për deradikalizimin e personave që janë në luftërat e huaja

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se shumë shpejt do të themelohet njësia për deradikalizim të personave që aktualisht janë duke luftuar në Siri dhe Irak.

Gashi tha sot në Kamenicë se shumë shtetas të Kosovës janë në luftë në këto dy shtete dhe kthimi i tyre në Kosovë duhet të ndiqet me të gjitha procedurat dhe ligjet në fuqi duke filluar prej Konventës për të drejtat e njeriut, Kushtetutës dhe ligjet që rregullojnë këtë.


“Pastaj merren masa, deradikalizim do të thotë riintegrim i atyre që realisht janë aktualisht në zona lufte. Për këtë proces kemi mbështetjen edhe të ICITAP-it dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe përvojën e tyre. Kemi një numër të shteteve dhe projekteve ndërkombëtare që na mbështesin që ne të jemi të përgatitur edhe për raste të tilla të cilat mund t’i kemi në muajt në vijim, nuk mund t’iu them me saktësi por mund të kemi, është një numër i qytetarëve atje që pritet të kthehen në Kosovë dhe ne do të marrim të gjitha masat dhe procedurat për të mundur me qenë në shërbim të atyre që kanë qenë atje për t’i riintegruar”, tha Gashi.

Sipas raporteve të fundit nga Policia një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Kosovës janë në këto dy vende duke përfshirë këtu edhe gra dhe fëmijë./Telegrafi/