Dy të mbijetuarit e masakrës të Dubravës kanë rrëfyer edhe për momentin e daljes nga burgu të profesorit Ukshin Hoti, i zhdukur që nga ajo ditë, duke kërkuar që të zbardhet e vërteta dhe të merret vesh fati i profesorit.
Rasim Selmanaj dhe Bislim Zogaj, të dy të mbijetuar të masakrës të Dubravës, kanë rrëfyer tmerrin e atyre ditëve, duke vënë theksin tek përgatitja e saj, si mënyrë për t’i vrarë të gjithë të burgosurit shqiptarë aty.
Ata kanë rrëfyer edhe për momentin e daljes nga burgu të profesorit Ukshin Hoti, i zhdukur që nga ajo ditë, duke kërkuar që të zbardhet e vërteta dhe të merret vesh fati i profesorit.
“Kemi menduar se me lirimin e Ukshin Hotit, pas daljes ai do të bëjë sensibilizimin për gjendjen tonë, se në çfarë kushte jemi. Siç duket ka ndodhur më e keqja. Nuk kemi informacione zyrtare, mirëpo janë dëgjuar të shtëna armësh pas disa minutash. Dihet kush e ka shoqëruar Hotin kur ka dalë, mirëpo interesimi i shtetit është zero. Kur dihen emrat pse të mos merren në pyetje ata persona? Edhe rastit i Ukshin Hotit vazhdon të trajtohet në heshtje, nuk ka veprime konkrete”, ka thënë Selmanaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ndërsa doktori Zogaj ka kujtuar momente nga qëndrimi në një çeli burgu, qëndrueshmërinë e Hotit në tortura dhe momentet kur janë përshëndetur me të, para se të dilte për të mos u marrë më vesh çka ka ndodhur me të.
“Profesorin (Ukshin Hoti) e kujtoj, mendoj dhe jetoj me kohën sa kam jetuar me të në burg. I kam dy momente të veçanta me të, që s’mund t’i harroj, kur na kanë kthyer në burgun e Nishit. Në një moment kanë hyrë dy gardianë në dhomë dhe e kanë torturuar për 15 minuta. Gjatë krejt asaj kohe ai s’ka bërë as ‘of’. Aty, përveç inteligjencës, e kam parë edhe qëndrueshmërinë e tij. Pastaj kur u kthyem në Dubravë kur ai u lirua. Ne shkuam të përshëndetemi me të. Ai s’mundi të përshëndetej me të gjithë, ndaj tha: ‘Megjithëse s’po mund të përshëndetem me të gjithë, do të shihemi së shpejti në Kosovën e lirë’”, kujton Zogaj momentet e ndarjes me profesor Hotin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSituatë e tensionuar në Shkabaj, Policia asiston për rrëzimin e një objekti të nisur për xhami
Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani
Raporti i KDI-së: Komunat e udhëhequra nga LVV jashtë listës së transparencës, këto janë katër më transparentet
Nga Prishtina në Universitetin e Arizona-s, rrëfimi inspirues i profesorit Visar Berisha
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete