LAJMI I FUNDIT:

Piu cianur dhe ia futi vetes me plumb kokës – A është ky fundi i teorive konspirative për vdekjen e Adolf Hitlerit?

Piu cianur dhe ia futi vetes me plumb kokës – A është ky fundi i teorive konspirative për vdekjen e Adolf Hitlerit?

Adolf Hitleri vdiq në vitin 1945 në Berlin, pasi kishte pirë cianur dhe më pas kishte qëlluar veten me një plumb në kokë, konfirmojnë kërkuesit francezë që patën akses në mbetjet dentare të diktatorit që ruhen ende në Moskë.

“Dhëmbët janë origjinalë, nuk ka dyshim për këtë. Studimi ynë provon se Hitleri vdiq në vitin 1945”, u shpreh për AFP-në profesor, Philippe Charlier.

“Mundëm t’i japim fund të gjitha teorive konspirative rreth Hitlerit. Nuk ka shkuar në Argjentinë me një nëndetëse, nuk është fshehur në një bazë në Antarktidë, as edhe në anën e errët të Hënës”, qartësoi Charlier.


Studimi, në të cilin Charlier është autor bashkë me studiues të tjerë u publikua në revistën shkencore “Europian Journal of Internal Medicine”.

“Analiza e dhëmbëve të Hitlerit si dhe disa pjesëve të saj nuk gjeti asnjë mbetje të mishit, kujtojmë se diktatori ishte vegjetarian”, sqaroi Charlier.

“Në mars dhe në korrik të 2017 shërbimet sekrete ruse, FSB dhe arkiva të tjerë shtetërorë autorizuan një ekip shkencëtarësh për të ekzaminuar kockat e diktatorit për herë të parë qysh prej 1946”, rrëfen eksperti.

Ekipi francez mundi të analizojë një fragment të kafkës që i atribuohet Fuhrerit, e cila kishte një vrimë në anën e majtë dhe që ka të ngjarë të jetë provokuar nga plumbi.

Morfologjia e fragmentit korrespondonte me radiografitë e kafkës së Hitlerit të marra para vdekjes së tij.

Ky studim, përcjell bota.al, pohon versionin e përgjithshëm të pranuar se Hitleri vdiq në 30 prill 1945 në bunkerin e Berlinit bashkë me Eva Braun.

Studimi jep të dhëna të reja mbi shkaqet e sakta të vdekjes së tij.

“Nuk e dinim se kishte përdorur një kapsulë cianuri për të vdekur apo një plumb në kokë. Ka shumë të ngjarë që të jenë të dy”, u shpreh Charlier.

Analiza e dhëmbëve nuk gjeti asnjë gjurmë pluhuri, çka tregon se revolveri nuk ka hyrë nga goja, por ka të ngjarë që është shënjestruar në qafë ose në ballë.

Gjithashtu depozitimet ngjyrë blu në pjesët e dhëmbëve mund të tregojë se ka patur një reaksion mes cianurit dhe metalit të dhëmbëve. Charlier, specialist në mjekësinë ligjore dhe antropologji ka marrë pjesë edhe në analizat e zemrës së mumifikuar të Rikard Zemërluanit.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Kalo në kategori