LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth incidenteve në lojën Prishtina-Drita

Policia jep detaje rreth incidenteve në lojën Prishtina-Drita

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se gjatë ndeshjes së sotme Prishtina-Drita, janë arrestuar katër persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Po ashtu, pas përfundimit të ndeshjes policia njofton se janë lënduar tetë persona nga përleshja në mes tifozëve, ndërsa ndaj njërit prej tyre është caktuar masa e ndalimit policor.


Njoftimi i plotë:

Me datën 20 Maj 2018 ne qytetin e Pejës në kuadër të kampionatit të futbollit “Vala super liga e Kosovës” ne stadiumin e qytetit “ Shahin Haxhiislami” në Pejë është organizuar ndeshja e futbollit në mes te FC “Prishtinë” dhe KF “Drita” e cila ka filluar ne ora 16:00.

Policia e Kosovës me të gjitha njësitë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Policia e Kosovës gjatë dhe para ndeshjes së futbollit ka arrestuar katër (4)persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Pas përfundimit të ndeshjes gjatë shpërndarjes së tifozëve, në rrugën Pejë-Prishtinë në dalje të qytetit ka ndodhur një incident ku gjatë përleshjes në mes të tifozëve të dy ekipeve, janë lënduar tetë (8) persona të cilët janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas ekipit mjekësor gjendja e te gjithë të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit një (1) nga të lënduarit tani i dyshuar i caktohet masa e ndalimit policor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori