LAJMI I FUNDIT:

Kryente nevojën para banesave të fqinjëve, turpërohet para lagjes (Foto)

Kryente nevojën para banesave të fqinjëve, turpërohet para lagjes (Foto)

Banorët e një ndërtese në Brisbane të Australisë, e turpëruan një fqinj, që kryente nevojën para dyerve të banesave të tyre.

Të shqetësuar me jashtëqitjet e shpeshta që i gjenin në korridore, ata vendosën kamera, për të zbuluar se kush po i kryente, transmeton Telegrafi.

Por, ishte Steve Smith i cili rastisi teksa ai po kryente nevojën.


“Ngriti pantallonat dhe më përshëndeti, për tu larguar sikur të mos ketë ndodhur asgjë”, ka thënë Smith, në imazhin që e shpërndau në lagje.

Fqinji gjatë kryerjes së nevojës

Shumë banorë e kanë identifikuar atë, si një baba të urtë që ka një shtëpi të këndshme me kopsht, në afërsi të ndërtesës së tyre.

Megjithatë, fotografitë kanë mbetur në lagje, për t’ia përkujtuar që të mos veprojë në këtë mënyrë, pasi rasti edhe mund të paraqitet te mbrojtësit e rendit. /Telegrafi/