LAJMI I FUNDIT:

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shtrohet në spital

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shtrohet në spital

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, u shtrua sot në spital në Ramallah për probleme shëndetësore.

Një zyrtar palestinez konfirmoi për AA se Abbas i është nënshtruar një kontrolli në repartin e kardiologjisë në spitalin Istishari Arab.


Udhëheqësi palestinez Abbas mbrëmë u pranua në repartin e emergjencës, por u lirua pas kontrollit.

Abbas për shkak të problemeve shëndetësore të premten nuk mundi të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam në Stamboll, ku tema kryesore ishte hapja e Ambasadës Amerikane në Jeruzalem. /Telegrafi/