Fotografitë dhe pamjet që tregojnë kryebashkiakun e Selanikut, Janis Butaris të rrëzuar në gjunjë pas sulmit të dhunshëm nga disa persona të panjohur gjatë festimeve të një përvjetori në qendër te qytetit verior të Greqisë, kanë shkaktuar reagimin e opinionit publik dhe të politikës greke.
Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.
Ndërsa kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur si gjithë qytetarët pjesë nga ceremonia, disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.
“Ka qenë një makth”, ka deklaruar ai pak më vonë nga dhoma e një spitali në Selanik, ku ka qëndruar gjatë natës për t’u ndjekur nga mjekët.
Organizatorët e ceremonisë kanë akuzuar personat e panjohur që kanë kryer sulmin, duke i karakterizuar si neonazistë. Reagime kanë ardhur edhe nga politikanët grekë.
Kryeministri Tsipras ka deklaruar se këta elementë të së djathtës ekstreme duhen arrestuar menjëherë dhe se forcat politike nuk duhet t’i lejojnë ata të fshihen pas pseudopatriotizmit, pasi gjarpri i fashizmit po kërcënon demokracinë.
Të vetmit politikanë që kanë përkrahur dhunën e ushtruar ndaj Janis Butaris, kanë qenë ata të Agimit të Artë.
Kryebashkiaku i Selanikut ka qenë shpeshherë objekt polemikash për sa i përket disa pikëpamjeve të tij. Ai është kritikuar kur ka dashur të hapet shtëpia e Qemal Ataturkut në Selanik, për ta vizituar turistë nga Turqia, apo edhe për qëndrimet e tij ndaj çështjes së emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. /Telegrafi/
https://youtu.be/wAJpgEkeHow
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A