Më 21 maj të gjithë artdashësit do të kenë mundësi që të ndjekin pa pagesë demostrimet live të mjeshtrave të mëdhenj botëror të akuarelit, në sallën e koncerteve pranë Universitetit të Arteve, ku Alvaro Kastagnet (Uruguay), Atanur Dogan (Canada), Amit Kapoor (India), Hong Shan (China), Prafull Sawant (India), Krasi Todorov (Bulgaria) pritet që të sjellin shijen e artit të vërtetë.
Ekspozitës së mjeshtrave të mëdhenj ndërkombëtarë që do të hapet në orën 19:00 në galerinë FAB, do t’i bashkohen edhe profesorët të Akademisë së Arteve.
Workshopet e akuarelit janë të njohura në mbarë botën për kontributin që japin në sensibilizimin e të gjithë brezave, të cilët e kanë më të lehtë përfshirjen në pikturë.
Krijimi i një komunikimi të përbashkët, shkëmbimi i eksperiencave, pritet që t’i japë një shtysë pozitive akuarelit në Shqipëri.
Pas ekspozitës në Tiranë, artistët do të pikturojnë live vende si Berati, Ura Vajgurore, Vlora, Himara dhe Saranda. Në fund të këtij udhëtimi, artistët do të ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e Qytetit të Sarandë, ku do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe që padyshim nuk duhet humbur. /ATA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit