LAJMI I FUNDIT:

Çmimi ‘Dritëro’ për Entela Komnino me librin ‘‘E vërteta për Nolin”

Çmimi ‘Dritëro’ për Entela Komnino me librin ‘‘E vërteta për Nolin”

Publicistja Entela Komnino, autorja e librit ‘E vërteta për Nolin”, është vlerësuar me çmimin e mirënjohjes ‘Dritëro. Vlerësimi për Komninon u dha mbrëmjen e djeshme gjatë aktivitetit ‘Ditenetët e librit’ në Tiranë .

Për gazetaren televizive prej 25 vitesh, Entela Komnino, emrat e mëdhenj nuk duhet të trembin studiuesit, edhe kur është fjala për të thyer tabu të mendimit për ta.

Madje, sipas saj, në rastin e Fan Nolit, tabuja duhet thyer në kahun tjetër; mendimi shqiptar duhet të artikuloje me mjetet moderne të vlerësimit se përse Noli është vërtetë i madh dhe çfarë përcjell në ditët tona.