Surinami, Singapori, Bangladeshi, Madagaskari e Barbadosi janë pesë shtetet e fundit e të vetmet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, që nga fillimi i vitit 2016. Procesi i njohjeve, i cili ka ngecur viteve të fundit, sipas opozitës, është rezultat i mospunës së institucioneve.
Për deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, shteti duhet të këtë strategji të veçantë lobimi, në mënyrë që të rritet numri i njohjeve.
“Ajo çfarë duhet të bëjë shteti i Kosovës është që të ketë një strategji të qartë se si e shohim ne politikën e jashtme, dhe sigurisht lobimi që bëhet te vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëhet nga njerëz që kanë integritet dhe profesionalizëm në këtë drejtim”, theksoi Haxhiu.
E profesori universitar dhe analisti politik Behlul Beqaj, duke folur për njohjet, tha për Radio Kosovën se edhe degradimi i vazhdueshëm i shtetit po ndikon në ngadalësimin e procesit të njohjeve, përderisa, sipas tij, këtë proces më së tepërmi po e stagnon mospuna e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Rol të veçantë ka paaftësia, joprofesionaliteti dhe mosaktivizimi konkret i Ministrisë së Jashtme, e cila, para se gjithash e ka obligim të tërheq miq dhe shtete, të cilat janë të gatshme për ta njohur Kosovën dhe për të vazhduar bashkëpunimin bilateral apo multilateral”, pohoi profesor Behlul Beqaj.
Radio Kosova ka kërkuar një koment edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilën e ka pyetur edhe për atë se a kanë një strategji të veçantë për rritjen e numrit të njohjeve, por, për ditë të tëra, nuk ka marrë përgjigje nga kjo ministri.
Përveç me numrin e vogël të njohjeve, që shtetit po i vijnë viteve të fundit, Kosova po përballet edhe me presionin e vazhdueshëm që Serbia po ua bën shteteve të ndryshme për të mos e pranuar pavarësinë apo edhe për të tërhequr njohjen.
Krerët shtetërorë të Serbisë, shpesh deklarojnë se shtete të ndryshme e kanë tërhequr njohjen. Por, sipas autoriteteve kosovare, bazuar në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston tërheqja e njohjes, por vetëm ngrirja e marrëdhënieve ndërshtetërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova