LAJMI I FUNDIT:

Mjekët kosovarë trajnohen për të trajtuar sëmundjen e limfodemës

Mjekët kosovarë trajnohen për të trajtuar sëmundjen e limfodemës
Foto: Ilustrim

Mjekë nga Kosova, Sllovenia dhe vende të tjera të rajonit, janë bërë bashkë për të mbajtur simpoziumin për diagnostifikimin dhe mjekimin e sëmundjes së limfodemës, të organizuar nga Klinika e Dermatologjisë dhe Venerologëve të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën sllovene të flebologjisë dhe lymfologjisë.

Sipoziumi dy ditor i cili po mbahet edhe sot, po shihet i një rëndësie të veçantë pasi që deri më tash pacientët nga Kosova që vuajnë nga kjo patologji, nuk kanë pasur se ku të adresojnë problemin e tyre shëndetësor.

Kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, në një prononcim për KosovaPress ka thënë se duke parë nevojën e këtyre pacientëve për të pasur një vend ku të adresojnë problemet e tyre, ka ftuar drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë në Slloveni, Tanja Planinsek, për të trajnuar kolegët nga Kosova, gjegjësisht fashimin e eksterniteteve të ajura të pacientëve që vuajnë nga kjo patologji.


“Limfiderma është një patologji, nuk po them se është e re por e kahmotshme, dhe për fat të keq nuk kemi një statistikë apo një databazë ku janë të regjistruar pacientët me këtë patologji. Është një patologji e cila është mjaft serioze dhe pacientët nuk gjejnë adresë të duhur sepse jo vetëm ne dermatologët duhet të merremi me këtë patologji, janë edhe kirurgët vaskular. Pastaj pacientët po bredhin poshtë e lart dhe thjesht ende nuk është adresuar një vend ku do të jenë në ndihmë të këtyre pacientëve. Prandaj kjo ka qenë arsyeja ime si kryetare e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës që ta ftoj kolegen e cila është kryetare e Shoqatës së Limfologëve të Sllovenisë që të na e mbajë neve këtë trajnim”, u shpreh ajo.

Tutje ajo ka bërë të ditur se Klinika e Dermatologjisë është e gatshme dhe mund të jap ndihmën e parë në mjekimin e kësaj patologjie.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë në Slloveni, Tanja Planinsek, ka thënë se ndjehet mirë që ka pasur rastin të mbajë trajnimin e mjekëve nga Kosova, derisa ka shtuar se simpoziume të tilla janë shumë të nevojshme, sidomos këtë vit kur sipas saj, është shtuar numri i pacientëve që kanë probleme me tumore dhe me lëkurë.

“Unë kam ardhur këtu me ftesën e profesor Ferizit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës nga Fakulteti i Mjekësisë dhe ne kemi mësuar këtu për limfodemën, pasi që kemi pacientë me limfodemë dhe është e pranishme jo vetëm në këtë regjion por edhe në botë… Unë i trajtoj pacientët me limfodemë që nga viti 2002 dhe jam duke përfunduar studimet në Shkollën Evropiane të Limfologjisë. Këtë vit kemi shumë pacientë të cilët kanë probleme të shumta me tumore dhe probleme të tjera me lëkurën”, tha ajo.

Sa i përket patologjisë në fjalë, Planinsek, tha për KosovaPress se është jashtëzakonisht e rëndësishme njohja me kohë dhe diagnostifikimi i saj, pasi që nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur bëhet i domosdoshëm trajtimi tek kirurgu vaskular dhe ai plastik.

Ajo ka rekomanduar se edhe Kosova duhet të ketë kirurgun plastik dhe atë vaskular që në raste të tilla të mjekojnë pacientët që vuajnë nga limfoderma.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme njohja e kësaj sëmundjeje dhe të kemi dikë që do të trajtojë pacientin sepse e dimë që në Evropë këtë sëmundje e trajtojnë dermatologët por si në shtetin tonë. Po ashtu edhe në shtetin tuaj duhet të ketë specialistë kirurgjikal siç është kirurgu plastik apo kirurgu vaskular që duhet të trajtojnë pacientët të cilët vijnë nga një mjek tjetër, i cili nuk i ka trajtuar në mënyrën e duhur. Është një mundësi e madhe që të fillohet të trajtohet dhe të përshkruhet trajtimi për pacientët”, theksoi ajo.

Ndryshe, gjatë janë mbajtur edhe dy tryeza pune, ku janë bërë edhe mjekimi me fashime i kësaj sëmundjeje, e që sipas mjekëve pjesëmarrës në këtë simpozium po vlerësohen shumë të mirëseardhura për qytetarët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori