LAJMI I FUNDIT:

Ekspertiza: Kosovari Xhafer Osmani u dogj i gjallë në makinën e tij në Fushë-Krujë

Ekspertiza: Kosovari Xhafer Osmani u dogj i gjallë në makinën e tij në Fushë-Krujë

Analiza e ADN dhe ekspertiza përfundimtare mjeko-ligjore kanë dalë me rezultatin se shtetasi nga Kosova, Xhafer Osmani që u gjet i pajetë në makinën e tij në një arë në Fushë-Krujë është lidhur dhe më pas është djegur i gjallë.

Sipas raportit të ekspertëve, Xhafer Osmani është lidhur, torturuar dhe më pas i është hedhur benzina gjatë kohës kur ai ka qenë i vetëdijshëm.


Shtetasi kosovar kishte hyrë me veturën e tij tip “Volkswagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur.

Më datë 5 Maj vetura e tij u gjet e djegur me të brenda, 5 kilometra larg qytetit të Fushë – Krujës, 250 metra larg rrugës nacionale./GazetaTema/