Ekspertët e ekonomisë në Maqedoni thonë se marrja e borxheve të reja për të shlyerjen e borxheve të vjetra ndikon negativisht në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
Ndërkaq, Qeveria e kryeministri Zoran Zaev është arsyetuar se 16 milionë eurot e marra hua së fundmi do të destinohen për kthimin e borxheve që i ka shkaktuar Qeveria e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, me realizimi e projekteve joproduktive, përderisa OBRM-PDUKM vlerëson se ekzekutivi në mënyrë të papërgjegjshme i çon qytetarët drejtë varfërisë.
Arben Halili ekspert i ekonomisë për Radion Evropa e Lirë thotë se pavarësisht nevojës që ka Qeveria e Maqedonisë për të kthyer borxhet, duhet pasur shumë kujdes sepse huamarrjet nuk janë në funksion të ekonomisë, nuk janë në funksion që të mund të gjenerojnë edhe për një kohë të gjatë prodhime dhe shërbime, të cilat më vonë do mund t’i kthejnë mjetet e marra hua.
“Fatkeqësisht, Maqedonia akoma nuk është në atë nivel të qëndrueshmëisë financiare, që të mund të shlyejë detyrimet e viteve paraprake nga ndonjë aktivitet ekonomik që tanimë do të duhej të kishte ndodhur”.
“Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të shërbej si alibi për Qeverinë aktuale duke u arsyetuar se paratë borxh të marra nga Qeveria e kaluar dhe tani të njëjtën gjë po e bëjmë edhe ne. Përkundrazi, janë sektorët përkatës, Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë, janë ato që duhet të gjejnë rrugën që do të çonte kah zgjidhja e këtij problemi, duke aplikuar masa përkatëse që do të shërbejnë si katalizatorë, që do të kishte efekte pozitive në gjallërimin e ekonomisë së vendit, përkatësisht të rritet bruto prodhimi vendor dhe të sigurohen të ardhura të mjaftueshme në formë të tatimeve,që të mund të zvogëlohet trendi i huamarrjes i instaluar tanimë që nga Qeveria e kaluar”, thotë Halili.
Ndrysh,e sipas planit të Strategjisë Fiskale të Ministrisë së Financave, Qeveria në tre vitet e ardhshme duhet të kthejë borxh prej rreth një miliard euro.
Ministria e Financave e Maqedonisë ka bërë të ditur se në katër mujorin e parë të këtij viti, borxhi publik ka shënuar vlerën pej 5.084 miliardë euro që përbën 47.2 për qind të bruto prodhimit vendor, e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është më i ulët për 0.4 %,gjegjësisht 47.6 për qind aq sa ishte borxhi publik gjatë katër mujorit të parë të 2017-s, dh 48. 5 për qind, sa ishte në të njëjtën periudhe gjatë vitit 2016.
Megjithatë, Zoran Ivanovski nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Shkupit për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet pasur shumë kujdes sa i përket pragut të huamarrjes.
“Ka shumë dallim mes shteteve sa i përket asaj se sa ata kanë kapacitet të përballojë borxhin publik. Sa i përket Maqedonisë, niveli maksimal që mund të përballojë arka e shtetit është 60 për qind e bruto prodhimit vendor, por për të pasur stabilitet ekonomik është me shumë rëndësi që ky prag mos tejkalohet. Që do të thotë se edhe kundrejt planit fiskal që parasheh borxhi publik të qëndrojë 56 për qind, është mirë që të jemi më të kujdesshëm sa i përket huamarrjes”, thotë Ivanoski.
Ndryshe, institucionet ndërkombëtare disa herë kanë paralajmëruar autoritetet e vendit që të jetë e kujdesshme sa i përket thellimit të borxhit publik dhe marrjes së huave, duke tërhequr vërejtjen se duhet mirë menduar se për se dhe ku duhet destinuar mjetet e marra hua.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toshkovski: Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, përmbytjeve
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!