LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ia ndërpret ekzekutimin e dënimit, Xhabir Zharku mund të vijë në Kosovë (Dokument)

Gjykata ia ndërpret ekzekutimin e dënimit, Xhabir Zharku mund të vijë në Kosovë (Dokument)

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të parashkrimit absolut të ekzekutimit të dënimit.

Vendimi për ndalimin e këtij ekzekutimi nga gjykata është marr para disa ditësh.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.


“Gjykata më 11 maj 2018, me aktvendimin e evidentuar si: ED.nr.30/12, bazuar në dispozitën e nenit 92 paragrafi 1 nën paragrafi 6 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së), ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj të pandehurit Xhabir Zharku, për shkak të parashkrimit absolut të ekzekutimit të dënimit”, thuhet në përgjigjen e gjykatës dhënë për gazetën “Zëri”.

Gjykata në përgjigjen e saj, ka treguar edhe rrjedhën e procedurës në këtë rast nga dënimi e deri te refuzimi i autoriteteve suedeze për ekstradimin e Zharkut tek autoritetet kosovare.

Ish-kreu i Kaçanikut tashmë ka marr dritën e gjelbër nga organet e ndjekjes për ardhjen e tij në Kosovë.

Ndryshe, Xhabir Zharku ishte në krye të Komunës së Kaçanikut nga viti 2007 deri në maj 2012.

Prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh kishte ngritur aktakuzë ndaj Zharkut, të cilin e akuzonte se në bashkëveprim me Arsim Kolshin, Besnik Hasanin dhe Nusret Cenën si pjesë e një grupi, në kohë të ndryshme, prej ose më 26 qershor 2006, deri më 1 gusht 2006, me qëllim që të përfitojë për qëllime materiale për vete, ose për dikë tjetër, ka përdorur kërcënime serioze ndaj të dëmtuarve.

Sipas aktakuzës këta të akuzuar kishin kërcënuar me vrasje Shefket Lurin, Xhelil Sumën dhe Azem Sumën në rast se nuk do të tërhiqeshin nga tenderi i fituar nga Agjencia Kosove Privatizimit (AKP) në valën e 16-të për privatizimin e një ferme të deleve, në sipërfaqe prej 32 hektarësh, në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro.

Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012.

Por edhe gjashtë muaj pas vërtetimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovë, Zharku kishte qëndruar i lirë, edhe pse aktvendimi për ekzekutimin e vendimit nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës në atë kohë kishte mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut. /ZËRI/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori