LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për bashkëprodhim në kinematografi

Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për bashkëprodhim në kinematografi

Sot, në Festivalin e Kanës, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia e Filmit e Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ministri i Kulturës i Kosovës, Kujtim Gashi.


Maqedonia është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kinematografisë Kosovare, ku vetëm brenda vitit të fundit katër projekte kanë gjetur mbështetje.

Kosova pritet të nënshkruajë marrëveshje të bashkëprodhimit edhe me disa shtete tjera fqinje.