LAJMI I FUNDIT:

Objekti i paidentifikuar lundrues: Krijesa misterioze konsiderohet si ogur i zi (Video)

Objekti i paidentifikuar lundrues: Krijesa misterioze konsiderohet si ogur i zi (Video)

Krijesa misterioze, që ka dalë në një bregdet të Filipineve, ka ngjallur frikë se mund të jetë ndonjë ogur i zi, që paralajmëron ndonjë fatkeqësi që mund të ndodhë në të ardhmen.

Banorët nuk janë frikësuar shumë prej trupit të gjatë afro shtatë metra, teksa janë afruar për ta prekur dhe bënë fotografi, transmeton Telegrafi.


“Mund të jetë ndonjë gjallesë e thellësive, që ka ngordhur si pasojë e dëmtimit të vendbanimit, në të ardhmen mund të shohim edhe krijesa të ngjashme”, ka qenë shqetësimi një grupi, që njohin jetën e ujërave.

Në anën tjetër, ekspertët nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për këtë fenomenin që është quajtur si objekt i paidentifikuar lundrues. /Telegrafi/