LAJMI I FUNDIT:

Drecun: Aktakuzat nga Specialja pas një viti, Thaçi nuk do të mund t’i shmanget aktakuzës

Drecun: Aktakuzat nga Specialja pas një viti, Thaçi nuk do të mund t’i shmanget aktakuzës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha sot se kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, do të marrë kohën e nevojshme prej një viti për tu njohur me procedurat dhe lëndët, që do të thotë se nuk pritet të ngritën aktakuza para skadimit të afatit.

“Nuk ka asnjë dyshim se ai do të fitojë këtë periudhë, që do të thotë se ne do të kemi ngritje të aktakuzave të para, deri në skadimin e kësaj periudhe, pra derisa ai të jetë i gatshëm. Ne nuk e dimë kush do të jetë në ekipin e tij, por ekipi mëparshëm do të vazhdojë të punojë me të, e  kjo do të ishte e mirë, sepse ata janë të informuar me të gjithë çështjen”, tha Drecun për televizionin publik serb, RTS, përcjell Telegrafi.


Ai e vlerësoi si të pamundur që presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi t’i shmanget ngritjes së aktakuzës.

“Duke pasur parasysh se Dick Marty ka identifikuar organizatë kriminale ‘Grupin e Drenicës’, të cilën e udhëheq Hashim Thaçi, dhe se do të ngritën aktakuza në bazë të përgjegjësisë komanduese, atëherë është e pamundur që Thaçi mos të gjendet në aktakuzë, përveç nëse do të ketë presion të fortë politik nga ndonjë shtet, që kjo të mos ndodhë”, tha Drecun.

Ai tha se gatishmëria e ish-kryeprokurorit David Schwendiman ishte e qartë dhe se “ai nuk ka dashur të bëjë lëshime dhe kjo ndoshta ishte arsyeja pse ai shkoi nga ajo detyrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori