Ministria e Administratës Publike ka organizuar një punëtori me Sekretarët e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të diskutuar tre projektligjet e administratës publike (Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Projektligji për Zyrtarët Publik si dhe Projektligji për Pagat).
Gjatë punëtorisë do të trajtohen çështje kyçe të rregullimit dhe funksionimit të administratës publike të Republikës së Kosovës, siç është harmonizimi dhe nivelizimi i pagave si dhe rregullimi i punësimit të zyrtarëve publik në institucionet e Republikës së Kosovës.
Në hapje të punëtorisë Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar theksoi se këto tri projektligje përfaqësojnë iniciativën më gjithëpërfshirëse legjislative për reformimin dhe rregullimin e administratës publike në Republikën e Kosovës që është një hap qenësor për qeverisjen e mirë, funksionimin demokratik të institucioneve, fuqizimin e profesionalizimit dhe integritetit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, dhe mbi të gjitha përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Më tutje Ministri sqaroi se këto tre projektligje janë edhe njëri prej kushteve kryesore të Kontratës për Reformën Sektoriale për Reformën në Administratën Publike midis Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian si dhe nga Agjenda e Reformave Evropiane (ERA).
“Miratimi i këtyre ligjeve jo vetëm që është domosdoshmëri për vendin, por do të përforcojë pozicionin e Kosovës në procesin e integrimit Evropian si dhe do të rezultojë me përftime të drejtpërdrejta financiare nga Komisioni Evropian për Kosovën”, tha ai.
Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës. Qëllimi i ligjit është të krijoj një kudër koherent ligjor për krijimin dhe drejtimin, mirëfunksionimin, përgjegjshmërinë dhe performancën e institucioneve shtetërore dhe agjencive të pavarura.
Projektligji për Zyrtarët Publik ka për qëllim krijimin e kornizës ligjore për punësimin e zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.
Projektligji për Pagat përcakton sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publik dhe rregullat për caktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.
Punëtoria është organizuar në kuadër të projektit të MAP për “Mbështetje të Reformës së Administratës Publike”. Ministria e Administratës Publike synon që gjatë vitit 2018 këto tri projektligje të miratohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A