LAJMI I FUNDIT:

GLPS paraqet raportin “Integrimi i Kosovës në Sistemin e Kombeve të Bashkuara”

GLPS paraqet raportin “Integrimi i Kosovës në Sistemin e Kombeve të Bashkuara”

Grupi për Studime Juridike dhe Politike sot mban konferencën “Anëtarësimi i Kosovës në Agjenci të Specializuara të Kombeve të Bashkuara: disa rekomandime strategjike për Qeverinë”.

Në konferencë prezantohet raporti “Integrimi i Kosovës në Sistemin e Kombeve të Bashkuara”.

Ky raport politikash diskuton mundësitë reale të Kosovës për t’u anëtarësuar në Agjencitë e Specializuara të Kombeve të Bashkuara.


Gjithashtu, raporti analizon koston dhe benefitet e anëtarësimit, duke prioritizuar anëtarësimin e Kosovës në disa prej këtyre agjencive. Ndër të tjera, raporti ofron një sërë rekomandime politikash rreth anëtarësimit të Kosovës në ato agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara, të cilat sado pak do të normalizonin prezencën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar dhe zvogëlonin izolimin.