Leonidha Mërtiri
Gjatë vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit të Sofjes, një nga krerët e Bashkimit Evropian, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, nuk i kurseu në Beograd ditirambet për Serbinë dhe liderët e saj. Sigurisht, është e drejta e tij ta bëjë këtë, por si kreu i një forumi të rëndësishëm, veçanërisht kur është fjala për BE-në, vështirë të justifikohen ato. Dukej se ishte harruar gjithçka, ngërthyer në qëndrimet ultranacionaliste të Serbisë, që vite më parë, vende të rajonit tonë i kthyen në sheshe lufte. Pa dashur, të krijohet përshtypja nëse e kanë seriozisht liderët e BE-së integrimin në të të vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa qëndrimet e tyre ekuivoke dhe që deshifrohen lehtë, ngjajnë si të ishin të një zëdhënësi real të politikës serbe.
Duket, këto lloj qëndrime dhe të ngjashmet me to, i ushqejnë iluzione të ndryshme. Pavarësisht etiketimit të tyre, çfarëdo qofshin ato: tolerancë, joshje, për të zbehur agresivitetin e Serbisë në krijimin e një klime anti-Kosovë, për ta shkëputur atë jo vetëm nga nacionalizmat e saj tepër të njohura, por për ta tërhequr dhe mbajtur më larg nga protektori i saj, Rusia dhe mësymjet e tyre antievropiane, duken si një makijazh i lehtë, por dhe i sforcuar. I themi këto, duke mos i shkëputur nga rezultatet e deritanishme. Shumë pak është bërë në krahasim me atë se çfarë thuhet e debatohet. Dialogu midis dy palëve, Serbisë dhe Kosovës, nuk mund të mënjanohet, por me rakitizmin e tij, të treguar në këto vite, nuk mund të mbushet ajo çka vetë BE ka pretenduar. Flasim për një BE jo flegmatike, por as euforike.
E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të natyrshme me marrëdhëniet e nevojshme të miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve të tij. Është kjo arsyeja që dhe në takimin e fundit në Sofje të Presidentit austriak dhe atij bullgar, të dy vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, mysafiri Aleksandër Van der Bellen, pavarësisht tematikës së bisedimeve, përsëriti mesazhin për Serbinë, që anëtarësimi në BE kërkon nga ajo të zgjidhë mosmarrëveshjet, konfliktin e saj historik me Kosovën dhe gjithë problemet që lidhen me kufirin me të.
Kujtojmë gjithashtu që Strategjia e Komisionit Evropian e muajit shkurt të këtij viti përcakton ndërkohë qartë se “një marrëveshje e plotë legalisht detyruese e normalizimit të marrëdhënieve është urgjente dhe vendimtare, që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre respektive evropiane”. Duke iu kthyer fillimit të shkrimit, edhe shembujt që sapo përmendëm, para superlativave, dyzimit të qëndrimeve, si në rastin e Donald Tusk dhe të tjera si këto, mendojmë se dhe vetë diplomacinë evropiane e dobësojnë, duke e vënë në pikëpyetje efektshmërinë e saj.
Të mësuar me këtë lloj tolerance, liderët serbë e kanë më të lehtë për të mos hequr dorë nga qëndrimet e njohura në marrëdhëniet me Kosovën. Ata, edhe aktualisht, vazhdojnë të flasin për sovranitet dhe integritet të cenuar të Serbisë. Ivica Daçiq, shef i diplomacisë serbe, nuk ndahet nga misioni i njohur agresiv i tij. Edhe gjatë vizitës zyrtare, javën e kaluar në Indi, i përsëriti homologes indiane mirënjohjen për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe besimin se ky qëndrim do të vazhdojë më tej. Për Daçiqin, që vrapon sa në njërin vend në tjetrin, Serbia do të ketë sukses në rënien e numrit të shteteve, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kur Marrëveshja e 19 prillit 2013, midis dy palëve e obligon Serbinë në mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Madje, teksa disa media kohët e fundit njoftonin se Franca do t’u dërgonte notë proteste vendeve që mund të tërheqin njohjen e pavarësisë, liderët kryesorë të Serbisë u prinë sërish kërcënimeve; se “gjithë ata që mendojnë të kundërtën e serbëve, duhet të vendosin a janë miqtë tanë, partnerë apo do të punojnë kundër Serbisë”. Është në të mirë të vendit të tyre, natyrisht të të dyja palëve, të rajonit tonë në tërë- si, përparimi i marrëdhënieve me Kosovën, njohja e saj si shtet i pavarur dhe sovran, duke ia ngushtuar veprimin e mëtejshëm agresivitetit të forcave nacionaliste serbe. Nesër dhe pasnesër, në Beograd zhvillohet konferenca ndërparlamentare “Drejt paqes dhe zhvillimit me idenë e BE-së”.
Një rast i mirë që parlamentarë të të dyja vendeve të diskutojnë së bashku dhe me të tjerët në kryeqytetin serb, ndërkohë që kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, këmbëngul që asnjë deputet shqiptar i Kosovës nuk do të marrë pjesë në të. Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që herë-herë duket më realist dhe që Bashkimi Evropian e vlerëson si më të moderuarin, pranon edhe gjatë këtyre ditëve, duke akuzuar bashkësinë ndërkombëtare, fuqitë e mëdha, që, sipas tij, “e mundën Beogradin me numra, me politikën jo parimore, por dhe me politikën tonë të pamenduar, kur në Serbi ishte një pushtet i brishtë dhe i përçarë”.
E rëndësishme është që Bashkimi Evropian të jetë më i vendosur në qëndrimet e tij. Tolerimet e vazhdueshme, ditirambet, por dhe mesazhet që as ngrohin, as ftohin, inkurajojnë dhe mbajnë gjallë nacionalizmat e ndryshme, sikurse ka ndodhur dhe në Serbi, bëjnë gjithashtu që e djeshmja me problemet e saj të kapërcehet jo lehtë. Vetë autoritetin e BEsë e gërryejnë, por dhe për Serbinë dhe rajonin në tërësi, kthehen në të dëmshme. Ndaj, në këtë rrugë, nuk duhet të zbehet dhe fuqia detyruese e marrëveshjeve, obliguese për të dyja palët apo dhe e vetë vendimeve të BEsë, si garantuese e marrëveshjeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër