Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), është duke e financuar projektin “Dezinsektimi i hapësirave të ekspozuara për ethe hemoragjike Krime-Kongo në fshatrat e Komunës së Malishevës”, i cili projekt ka për qëllim luftimin e shkaktarit të sëmundjes Krime-Kongo të shkaktuara nga rriqrat kryesisht në Komunën e Malishevës.
Për implementimin e këtij projekti MBPZHR-ja ka siguruar shumën prej 819 mijë eurove për periudhën e cila do të zgjasë 36 muaj dhe do të realizohet nga kompania N.Sh.H. “Zona Park”, e përzgjedhur përmes Divizionit të Prokurimit në MBPZHR, si dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.
Këtyre ditëve disa media raportuan njëanshëm lidhur me projektin e sipërpërmendur, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e Komunës së Malishevës.
Me këtë rast Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë banorët e këtyre zonave ku po realizohet dezinsektimi dhe të gjithë qytetarët se projekti është duke u implementuar me përpikmëri në bazë të termave të parashtruara të referencave, si dhe preparati i cili po përdoret për trajtimin e rriqrave, me emrin tregtar “ZinonEW” është preparat i licencuar sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës me vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me standarde ISO, dhe se pajisjet me të cilat po kryhet dezinsektimi i përkasin teknologjisë së fundit.
Gjithashtu, për çdo aktivitet që nga fillimi i këtij projekti, kanë qenë të njoftuar zyrtarët kryesorë komunal të Komunës së Malishevës, ndërsa MBPZHR-ja asnjëherë nuk ka pranuar asnjë lloj ankese nga ta, përkundër hierarkisë së paracaktuar.
Për mbikëqyrjen, monitorimin në implementimin e këtij projekti janë të caktuar persona kompetent, Dr. Lebibe Hashani – epidemiologe, nga MBPZHR-ja në cilësinë e Menaxherit të Kontratës, nga Sekretari i Përgjithshëm i MPBZHR-së është caktuar Arsim Memaj, si dhe stafin teknik i cili përbëhet prej 28 personave.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe njëherë sqaron opinionin publik se të gjitha këto deklarata janë shpifje politike për konsum ditor dhe MBPZHR është duke konsideruar ngritje të padisë për të gjithë akterët të cilët hartuan këto deklarata të pabaza të cilat kanë mundur të shkaktojnë frikë dhe panikë tek qytetarët e këtyre zonave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze