LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi me këshillë për qeveritarët: Mos bëni luks me paranë publike!

Krasniqi me këshillë për qeveritarët: Mos bëni luks me paranë publike!

Ish-kryeparlamentari dhe kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka këshilluar qeveritarët e vendit që të jenë më racionalë në shpenzimin e parasë publike.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë qëveritarët është mirë që luksin me telefona të mençur ta bëjnë me paratë e veta.

Postimi i Krasniqit:


“Një këshillë miqësore për qeveritarët!

Është në të mirën tuaj qeveritarë të vjetër e të ri, është për të mirën e qytetarëve që ju të kurseheni nga premtimet që nuk varen prej jush, por edhe prej atyre që mund të varen nga ju.

Êshtë mirë që të jeni më dorështernguar në shpenzimin e parasë publike. Luksin me telefona të menqur bëne me paratë tuja. Dine fuqinë ekonomike të vendit që përfaqësoni! Fuqia financiare e të cilit është më vogël sesa e një Klubi Futbolli.

Dinja hallin qytetarëve të vendit që përfaqësoni. Dinja hallin mundësive që ka shteti ynë i ri besa dhe i varfër. Ndalni premtimet për ndarjet mbi bazat etnike.

Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë” (sic.), ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i Krasniqit vjen pas lajmit se ministrat kosovarë dhe zëvëndësat e tyre po blejnë me para të taksapaguesve, celularë të serisë së fundit./Telegrafi/