Edmond Hajrizi
9 maji shënon përvjetorin e Deklaratës së Schumanit të vitit 1950, kur ministri i Jashtëm francez paraqiti idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë, mbi parimin e solidaritetit. Deklarata e Schumanit nënvizon ndërlidhjen qendrore midis Evropës së organizuar dhe marrëdhënieve paqësore. Pra, qëllimi i projektit të integrimit evropian ishte të bënte luftë të paimagjinueshme midis shteteve evropiane përmes ndarjes së sovranitetit të tyre që do të krijonte ndërvarësisë ekonomike, financiare, tregtare dhe politike. Kjo qasje rezultojë në periudhën më të gjatë të paqes në historinë e kontinentit evropian.
Pra, projektit i krijimit të Bashkimit Evropian mbi të gjitha ishte një projekt i ndërtimit të paqes dhe si të tillë edhe ne në rajonin tonë e shohim. BREXIT-i, kriza me refugjatët nga luftërat në Lindje, si dhe rritja e së djathtës ekstreme kanë vënë në pah vështirësitë me të cilat BE sot ballafaqohet. Mirëpo, në këtë ditë kur ne festojmë në fakt paqen në Evropë, dëshiroj të theksoj kontributet e Bashkimit Evropian në dy vlera që janë shumë afër nesh edhe si popull solidariteti dhe edukimi.
Bashkimi Evropian ka dëshmuar solidaritet ndaj shteteve të rajonit që nga luftërat e përgjakshme të viteve të ‘90-ta e gjithashtu edhe pas vitit 1999 BE vazhdon të jetë donatori kryesor në procesin e zhvillimit dhe shtetndërtimit në Kosovë. Që në vitet e ’90-ta kur ne kundërshtonim regjimin brutal të Millosheviqit, ne kemi kërkuar një të ardhme euroatlantike për vendin tonë, si një garanci për të drejtat e njeriut, sigurinë tonë dhe orientimin ndaj modelit liberal e demokratik i cili sot është i mishëruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rezistenca jonë paqësore u ndërtua mbi fuqinë e parimit të solidaritetit.
Fatkeqësisht, solidariteti, sot, në shoqërinë, tonë është shumë i zbehur, përderisa vendi përballet me probleme serioze që cenojnë te ardhmen tonë të përbashkët Evropiane. Në tetor të vitit të kaluar në UBT, së bashku me Jamie Shean (ish-zëdhënësi i NATO-së në kohën e bombardimeve të vitit 1999), inauguruam Forumin Euroatlantik që të kontribuojë e të forcojë tutje lidhjen midis Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe të ofroj platformë për konsolidimin e bashkëpunimit midis akterëve politik dhe jopolitik në Kosovë.
Si mund t’i mbrojmë dhe avancojmë vlerat tona të lirisë dhe demokracisë? Si t’i përgatisim të rinjtë dhe tregun e Kosovës të jenë konkurrues në tregun Evropian? Si t’u ndërlidhim sistemin e arsimit që të përgatis të rinjtë për vendet e punës së shekullit XXI, sidomos në sektorin e teknologjisë? Këto janë sfida vendimtare dhe sfidë për sistemin e arsimit.
Komisioni Evropian kërkon që të vendosim arsimin në qendër të prioriteteve të investimeve të Qeverisë, që të jetë një sistem që mund t’i përgjigjet sfidave moderne. Me nënshkrimin e marrëveshjes kornizë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për qasje në programet e BE-së janë krijuar mundësi të reja për të rritur shkëmbimin midis Kosovës dhe BE-së në sektorin e arsimit. Mirëpo, sfidë qendrore në këtë drejtim vazhdon të mbes regjimi i vizave. Për të ndihmuar studentët e Kosovës që të lëvizin nëpër Evropë, Komisioni Evropian duhet përfundimisht të liberalizoj vizat me Kosovën, sepse ky regjim është shndërruar në sfidën kryesore për shkëmbim de mobilitetin e të rinjve në Kosovë.
E ardhmja jonë në Evropa, si dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian ndërtohen nga arsimi. Për Kosovën investimi në arsim krijon vende pune dhe zhvillim, si dhe ndihmon në promovimin e drejtësisë shoqërore dhe adresimin e sfidave ndaj demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Këto do të sjellin vendin më afër BE-së dhe do të bëjnë anëtarësimin tonë të shihet si një mundësi dhe jo barrë.
(Autori është rektor i UBT-së )
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian