Fakti se mblidhemi në Tiranë në një akademi për të përkujtuar Ilir Konushevcin e Hazir Malën, na tregon se bëhet fjalë për një situatë të veçantë, për një rrethanë të veçantë për njerëz të veçantë. Nuk janë të vetmit këta dy luftëtarë shqiptarë andej e këndej kufirit që kanë qenë dhe kanë luftuar bashkë, por është rënia e tyre, një rënie e veçantë, pra ata ranë duke afruar luftën aty ku ndodhte.
Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore në 20-vjetorin rënies së dëshmorëve të kombit, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala, që u mbajt në Tiranë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ministra, zëvendësministra, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, familjarë e bashkëluftëtarë të dëshmorëve Ilir Konushevci e Hazir Mala dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria.
“Ilir ishte një djalë shqiptar, i cili vizionin për liri nuk e kishte kopje të askujt, por të vetën, të familjes dhe e kishte të thellë, jo sipërfaqësor. Ky vizion për liri buronte nga ai, e kishte kultivuar dhe ndërtuar deri në veprime që na qojnë te liria. Dikush që lirinë e ka ndjerë, e ka pasur në vete, e ka përcaktuar si qëllim të tij, por jo vetëm kaq, ai vetë ishte krijues i shumë veprimeve deri te liria”, tha kryeministri Haradinaj.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Iliri ishte idealist i lirisë, i cili pastaj kishte kaluar në etapën tjetër, planifikim dhe zbatim.
“Iliri, përveç përcaktimit për liri, ishte planifikues i gjithë rrugës tonë deri te liria, rrugë e përpjekjeve dhe veprimeve luftarake, e organizimeve luftarake, politike, e njerëzore, dhe njëkohësisht zbatim. Pjesa e zbatimit ishte jo e lehtë, për shkak se për t’u bërë bashkë të gjitha këto komponente deri te liria, nuk ishte projekt i thjeshtë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se në këto përpjekje të Ilirit më së paku ishte e pranishme frika nga vdekja.
Më pas kryeministri tha se gjatë takimeve me Ilirin ka hetuar te ai një guxim për të mos parë pamje të pjesshme, por të sheh totalin dhe të mos e lejojë vetën që të bëhet pjesë e organizimeve më të ngushta.
Kryeministri Haradinaj, foli edhe për takimin e tij me Hazir Malën, duke thënë se Haziri nuk ishte vetëm një djalë që nga emocionet iu bashkua UÇK-së, por ishte një intelektual, një djalë i një familje intelektuale.
“Familja e Haziri Malës dhe vetë Haziri ishte bazë e fuqishme, e respektuar për UÇK-në. Nuk ka mision më të mirë, nuk ka qëllim më të drejtë dhe vlerë më sublime sesa ecja deri në liri për popullin tënd, për fëmijët, nënat, pleqtë, për të gjithë ata që ishin të pambrojtur në Kosovë, për të gjithë ata që edhe bota më e civilizuar u detyrua të lëviz”, tha kryeministri Haradinaj.
Para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se me angazhimin e NATO-s e gjithë bota e civilizuar u angazhua të veprojë në rrugën në të cilën ishte Iliri e Haziri.
“Rruga jonë deri në lirinë e plotë nuk është e lehtë, nuk ka qenë as atëherë e thjeshtë, edhe atëherë ka pasur mjegull, do të ketë mjegull edhe tash e në të ardhmen, por në momentet kyçe do të vërtetohet se kush sa ka bërë në rrugën e plotë të lirisë. Kontributi në rrugën për liri nuk do t’i humb askujt kurrë, të tjerët do t’i harroj edhe historia edhe koha”, tha kryeministri Haradinaj.
Përkitazi me këtë, kryeministri tha se Evropa tani duhet t’i hap negociatat për Shqipërinë, ndërsa popullit të Kosovës duhet t’i jap liberalizimin e vizave.
“Si ka mundësi Evropa të jetë e lirë nëse një popull më i vjetri në këtë kontinent, shqiptarët, nuk është i lirë”, theksoi kryeministri, duke shtuar se do të punojmë për ato vlera për të cilat kanë vdekur njerëzit tanë më të mirë.
Në emër të institucioneve të Shqipërisë, për figurën dhe veprën e lavdishme të Dëshmorëve të Kombit, Ilir Konushevci e Hazir Mala, foli zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili tha se askush nuk i ndal që dëshmorët e Kosovës t’i konsiderojnë dëshmorë të Shqipërisë, dhe anasjelltas.
Në emër të bashkëluftëtarëve, foli ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, në emër të shoqatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari, ndërsa të pranishmit në emër të familjeve Konushevci dhe Mala, i falënderoi Arton Konushevci, vëllai i dëshmorit Ilir Konushevci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri